LAJMI I FUNDIT:

Holandezët u ngjiten në Jezercën e mbuluar nga bora, por u bllokuan dhe më pas kërkuan ndihmë

Holandezët u ngjiten në Jezercën e mbuluar nga bora, por u bllokuan dhe më pas kërkuan ndihmë

Policia ka publikuar pamje nga një operacion për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve holandezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës të mbuluar nga dëbora.

Policia bën të ditur se turistët kishin mbetur të bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në mes të malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna.


“Kërkimet zgjatën disa orë dhe ndihma iu ofrua përmes shoqërimit me këmbë nga shërbimet e Policisë dhe më pas, përmes transportimit me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes.

Rreth orës 12:15, dy turistë holandezë kanë kërkuar ndihmë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë, pasi duke eksploruar zonën e Valbonës, kishin mbetur të bllokuar mes malesh, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Shpëtohen dy turistë të huaj që ishin bllokuar në Malin e Jezercës
Lexo po ashtu Shpëtohen dy turistë të huaj që ishin bllokuar në Malin e Jezercës

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në një zonë mes malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna.

Ata u shoqëruan nga punonjësit e Policisë  për disa orë me këmbë, në një terren shumë të rrezikshëm për jetën dhe pas mbërritjes në një terren ku mund të ulej helikopteri, u transportuan me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, në vendin ku ishin akomoduar.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për humanizmin e treguar dhe për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës”, njofton policia.