Qeveria holandeze dëshiron të ndalojë pronësinë e kafshëve shtëpiake që mbajnë mutacione gjenetike

Zotërimi i kafshëve me raca të përziera jo të shëndetshme, si qentë me fytyrë të sheshtë ose mace me veshë të palosur, së shpejti mund të ndalohen në Holandë.


“Ne e bëjmë të mjerë jetën e kafshëve të pafajshme, thjesht sepse mendojmë se ato janë ‘të bukura’ dhe ‘të lezetshme’,” tha në një deklaratë ministri i Kulturës, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, Piet Adema.

"Kjo është arsyeja pse sot ne po bëjmë hapin e madh drejt një Holande ku asnjë kafshë shtëpiake nuk duhet të vuajë.”

Ministri tha se po kërkon të ndalojë pronësinë e këtyre racave si dhe fotot e tyre në reklama dhe në rrjete sociale.

cmsv2 86e2d13a d471 5ee1 a3aa ae166c096d35 7329558

Mbarështimi i kafshëve shtëpiake të racave të ndryshme u ndalua në Holandë në vitin 2014. Tani qeveria po kërkon të mos lejojë importin dhe tregtimin e tyre.

Mutacionet gjenetike mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen ose artritin te kafshët.

“Pronarët e tyre kanë qëllimet më të mira, por shpesh shpërfillin anën e errët”, pra kafshët vuajnë nga këto karakteristika specifike, vijon ministria, duke sqaruar se “qentë me surrat shumë të shkurtër gulçojnë vazhdimisht”.

785 0 63cfb9

Sipas studimeve të fundit, macet me veshë të palosur kanë kërce të devijuara që mund t'u shkaktojë atyre shumë dhimbje; qentë si King Charles dhe French bulldogs kanë probleme me frymëmarrjen.

“Qentë që kanë një kafkë jonormale mund të vuajnë nga dhimbje koke gjatë gjithë kohës,”- tha ministri i Bujqësisë Piet Andema në një letër drejtuar parlamentit.

Qeveria tani do të përgatisë një listë të plotë të racave të prekura, por u theksua se diçka e tillë mund të marrë pak kohë. /Telegrafi/