LAJMI I FUNDIT:

Hiti javor i modës: Olivia Palermo demonstron se si të trajtohet trendi kryesor i sezonit pa asnjë gabim!

Hiti javor i modës: Olivia Palermo demonstron se si të trajtohet trendi kryesor i sezonit pa asnjë gabim!

Olivia Palermo (34) edhe një herë ka treguar që me të drejtë e quajnë mbretëreshë e stilit

Ajo ndërthuri dy trendë kryesorë, lëkurën dhe një pallto të gjatë dhe mori një dhjetëshe të pastër nga kritikët e modës, transmeton Telegrafi.


Fundet prej lëkure janë në krye të listës së modës këtë sezon dhe disenjatorët rekomandojnë që ato të gjenden në gardërobën e çdo femre.

Ato janë të lehta për t’u kombinuar dhe janë mjaft efektive, kështu që ju do të shkëlqeni në çdo rast.

Mund ta kombinoni me biker, por edhe me taka të larta. Në këtë pjesë, sipas ekspertit, lëkura do të jetë e rëndësishme në sezonet e ardhshme.

Përveç skajit dhe palltove prej lëkure që janë në këtë vjeshtë, edhe Olivia ndërthuri në mënyrë perfekt këta dy trendë në një, të përshtatshëm për pothuajse për çdo rast, nga shkuarja në zyrë, deri tek shëtitjet nëpër qytet. /Telegrafi/