LAJMI I FUNDIT:

Hit në internet! Truk për prerje të ballukeve gjysmë të gjata, të cilat miklojnë çdo formë fytyre (video)

Hit në internet! Truk për prerje të ballukeve gjysmë të gjata, të cilat miklojnë çdo formë fytyre (video)

Nuk keni nevojë të shkoni te frizeri për të pasur balluke të efektshme gjysmë të gjata. Me një këshillë të thjeshtë mund t’i rregulloni vetë në shtëpi tuajën, madje edhe nëse nuk jeni të shkathëta në përdorim të gërshërëve.

Camila Bravo në profilin e vet të Instagramit jep këshilla për grimin dhe frizurën, të cilën çdo ditë e përcjellin 247.000 adhuruese.


Fjala është për këshillën e thjeshtë për prerje të ballukeve deri në gjysmë të fytyrës, për të cilat nuk ka nevojë për precizitet prerjeje me gërshërë.

Balluket është e nevojshme t’i njomni me ujë, t’i lidhni në nyjë të fortë, dhe pastaj t’i prisni në gjatësinë e dëshiruar pa u frikësuar për prerje të rrafshët.

Balluket pastaj me brushë dhe tharëse flokësh i formësoni sipas dëshirës, transmeton Telegrafi.

Këtu mësoni 3 rregulla për frizurën e cila do t’ju bëjë të dukeni më e re për 10 vjet.

Shikoni videon, në mënyrë që edhe ju vetë të mund t’i prisni balluket, madje edhe nëse nuk jeni precize në prerje me gërshërë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BA09FJArcHO