Hashtag #aftersex selfie, këto ditë është një nga më të përdorurit në Instagram. Në fakt, çiftet në këtë rrjet social kanë vendosur fotografitë e bëra menjëherë pas seksit.

LEXO PO ASHTU: ‘Selfie’ i të famshmëve bllokoi Twitterin (Video)


Psikologët britanikë thonë se "përgjimi në shtratin e huaj” gjithmonë ka pasur fansa, kështu ky trend është ma atraktiv se fotografitë e dhimbshme nga varrimet apo me të pastrehët që po ashtu një kohë ishin shumë të popullarizuara, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Dr. Chris Chesher, ligjërues i Kulturave Digjitale në Universitetin e Sidneyt, ka thënë se fenomeni i shpërndarjes së fotove përhapet pasi njerëzit tentojnë të përdorin ndryshe platformat e reja të mediave sociale.

LEXO PO ASHTU: Instagram bëhet më i madh se Twitter

“Kur vijnë platforma e reja kulturore, normat me çka duhet të përdoren nuk kanë ekzistuar. Ato krijohen pas përdorimit të tyre”, thotë ai. “Platformat si Facebooku kanë qenë pranë për shumë vite, kështu që konceptet se si duhet të përdoren janë instaluar gradualisht”.

Sipas tij, problemi me zgjerimin e bazës së përdoruesve është se njerëzit që vijnë në platforma të reja nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e shpërndarjeve të tepruara.

Trendi i selfieve nuk do të largohet për një kohë, meqë ato - pos kritikave - po ndikojnë pozitivisht edhe në vetëdijesimin për kampanja humanitare. Kështu “no make-up selfie” (selfie pa grim) ia ka dalë të jetë aq i famshëm sa që ka mbledhur tetë milionë funte për luftën kundër kancerit.

LEXO PO ASHTU: “Selfiet” ndërlidhen me narcizëm, me varësi dhe sëmundje mendore

Dr. Chesher thotë se trendi i popullaritetit është një përgjigje praktike për të synuar për të kontrolluar imazhin tuaj.

"Ka të bëjë me kontrollin ndaj prodhimit të imazhit tuaj, si kundërshtim nga dikush që të bën foto e nuk e ke ti kontrollin, ose kur dikujt i kërkon të ta bëjë foton e pastaj kërkon ta fshish. Me të famshmit si Kim Kardashian dhe Rhianna që postojnë selfie në baza ditore, nuk është dashur shumë kohë që pjesa tjetër e shoqërisë ta ndjek këtë trend”. /Telegrafi/

aftersex