Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje edhe një herë Kongresit që të qëndrojë me popullin e Ukrainës, duke shtuar se “nuk mund ta lënë Putinin të fitojë”.

Në fjalimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan i bëri një apel Kongresit për të kaluar ofertën e tij shtesë për financim për Ukrainën, përpara se të fillojë pushimi i festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.


Por republikanët në Senatin amerikan bllokuan paketën prej 110 miliardë dollarë, e cila përfshinte 61 miliardë dollarë për Ukrainën.

Republikanët po këmbëngulin që çdo ndihmë për Ukrainën të lidhet me reformat e emigracionit dhe azilit në SHBA.

Duke ripostuar një video të fjalimit në X, dikur në Twitter, Biden tha: "Unë e di që kemi ndarjet tona në shtëpi. Historia do të na gjykojë”. /Telegrafi/