Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, u rikthye në Kampionatet Evropiane këtë të diel, tre vjet pasi u rrëzua në ndeshjen e tij të fundit në këtë garë.

Ai në atë kohë kishte pësuar atak kardiak dhe iu desh disa muaj të merrte vetën, për tu kthyer pastaj në fushë.


Eriksen u shpreh se ndihej i sigurt në ndeshjen, në të cilën ishte i lumtur që po luante, sepse të luash këtë turne sipas tij është gjithmonë gjë e veçantë.

Screenshot 2024 06 16 202514

"Këtë herë, historia ime në Kampionatin Evropian është shumë e ndryshme nga ajo e kaluara. Fatmirësisht kanë kaluar shumë ndeshje që kur ndodhi".

"U ndjeva i sigurt që hyra në lojë dhe isha i lumtur që po luaja. Isha shumë i lumtur, e kisha parasysh që nuk kisha shënuar kurrë në një Kampionat Evropian".

"Por në mendjen time nuk kisha asgjë tjetër përveç futbollit. Isha i lumtur që ndihmoja skuadrën me golin tim", deklaroi Eriksen pas rikthimit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app