“E verdha indiane” u krijua në një proces të tmerrshëm që dyshohet se i detyronte lopët në dietën me gjethe të mangos, duke i lënë pothuajse në uri. Kelly Grovier analizon kryeveprat që përdornin këtë pigment, transmeton Telegrafi.

E verdha është ngjyra më e ashpër. Shumë kohë para se ta simbolizonte qyqarllëkun në mesin e shekullit XIX, e verdha ishte ngjyra që shpesh përdorej nga artistët mesjetarë dhe ata të Rilindjes për ta paraqitur Juda Iskariotin - puthjen mashtruese që e përcaktoi Krishtin drejt torturave dhe kryqëzimit.


Verdha01 Një mural (1304-1306) nga Giotto që shfaq Juda Iskariotin në një kishë në Padovë të Italisë.

E verdha e zjarrtë është ngjyra që shihet në muret e ahengut të veprës “Gostia i Belshazarit” (e punuar nga Rembrandti në vitet 1635-38). Teksa të ftuarit shikonin të tmerruar, një dorë misterioze shkruante me shkronja shkëlqyese hebraike fjalët që tallin mbretin e Babilonisë dhe që japin kumtin e rënies së perandorisë së tij,

Verdha02 Vepra e Rembrandtit shfaq dorën hyjnore që paralajmëron mbretin e Babilonisë, pasi ai bëri blasfemi kur shërbeu verë në enët e shenjta të vjedhura.

Nëse është për t’i besuar legjendës, disa nga rastet më të paharrueshme të së verdhës në historinë e artit (nga dritat e buta transcendentale të peizazheve të JMW Turnerit e deri te muzika e trazuar e konstelacioneve spirale të Vincent van Goghut), janë gatuar nga mizoria - nga urina e sëmurë e lopëve të ushqyera keq. Mbetjet e kafshëve të keqtrajtuara - që detyroheshin të hanin vetëm gjethet e mangos në qytetin bengal të Monghyrit - dyshohet se janë gjetur te enët e dheut të cilat janë kulluar nëpër një lëng mbi zjarr. Besohet të jenë të filtruar, tharë dhe futur në kuti pigmentesh të quajtura “piuri” të cilat u janë shitur artistëve. Kështu, sferat e shkumësit shpërbëheshin në paletat e çdo artisti, nga Turneri deri te Van Goghu.

Me pretendimet se lindi nga keqtrajtimi, gjurmët e të ashtuquajturës “E verdha indiane” hedhin një dritë turpi në muret e muzeve në tërë botën. Kur shihen në këtë dritë të pakëndshme, kryeveprat “Engjëlli që rri në Diell” (1846) i Turnerit dhe “Nata e ndritshme” (1889) e Van Goghut marrin shkëlqim tjetër të mbushur me mbetjet e brutalitetit të shkuar.

Verdha03 JMW Turner iu kundërvu kritikës për veprën “Engjëlli që rri në Diell”, me këto fjalë: “Festa e hutave kur dita mbaron”!

Për të parë yjet që shfaqen në orët e vona, ashtu siç ishin, e t’i ngjyrosësh me sekretime është një gjë. Është diçka tjetër të ofrosh ndriçim biblik, të tillë Adami, Eva dhe Arkangjeli Mikael - shpata flakëruese e të cilit paralajmëron mbërritjen e Ditës së Gjykimit - në lagështinë e urinës. Piktura apokaliptike e Turnerit, “Engjëlli që rri në diell” - një formacion mjeshtëror i të verdhës së pigmentit skandaloz - është pa dashje paraardhëse e shtypit provokativ të artistit amerikan Andres Serrano, “Imersion (Krishti në urinë)”, që shfaq në mënyrë kontroverse një fotografi të kryqit të zhytur në një gotë të urinës së fotografit.

Verdha04 Vepra e Andres Serranos është vandalizuar pasi u shfaq në Francë më 2011.

Puna e errët dhe e mistershme e Serranos, që shkel linjën që ndan blasfeminë me të bukurën, sakrilegjin dhe shenjtërinë, nxiti zemërim e senatorëve konservatorë në SHBA, kur u shfaq më 1989. Ata u përpoqën të ndalnin fondet e organizatës kulturore që i dha grant artistit të zhvillojë punën e tij.

Në Britaninë e Madhe, “E verdha indiane” më shumë lidhet me shkëlqimet diellore të ngjyrave të ujit të Turnerit, megjithëse mendohet se bashkëkohësi i tij më i vjetër, Sir Joshua Reynolds, mund të ketë eksperimentuar me të dekada më parë, kur Turner ishte veçse një djalë i ri. Në mesin e pikturave më të famshme të Reynoldsit, "Mosha e pafajësisë " (1788) - që kap vështrimin anash të një vajze të vogël që rri ulur në një si parajsë të paprishur - duket paksa e pakuptimtë kur paramendojmë se kjo punë mund të jetë rezultat i shtresave shndritshme të urinës acidike të shkaktuar nga një gjeth.

Verdha05 “Mosha e pafajësisë”, një pikturë mjaftë e çmuar e shekullit XIX gjatë të cilit janë bërë 323 kopje të saj.

Ndriçimi engjëllor i vajzës dhe veshja e saj e papërlyer e bardhë, e mbushur me një shtresë të së “Verdhës indiane”, ka një joshje ironike nëse shpaloset e vërteta e mangos bengaleze. Mendohet se Reynoldsi e ka marrë një mostër të pigmentit nga artisti pak i njohur skocez, Charles Smith, i cili sapo ishte kthyer nga India. Thjeshtë, bëhet jo e këndshme kur një portret mahnitës që ka një subjekt naiv e që është simbol i pastërtisë, ka mundur të marinohet me urinën e lopës.

“E verdha indian” shkakton shqetësim edhe te apoteoza e pafajshme e fëmijërisë së Singer Sargentit - vepra “Karafili, zambaku, zambaku, roza” (1885-86), pikturuar një shekull pas portretit të bukur të Reynoldsit. I mahnitur nga shikimi i vajzave të vogla që ndiznin në muzg fanarët fluturues në një kopsht anglez në fund të pushimeve verore, Sargent ishte i vendosur të rikrijonte magjinë e çastit me ndihmën e dy vajzave të vogla të shokut.

Verdha06 Sargent kishte punuar për disa minuta, çdo mbrëmje (kur drita ishte ajo e duhura), kur e bëri veprën ““Karafili, zambaku, zambaku, roza”,

Deri në kohën kur Sargent filloi të krijonte veprën e sipërpërmendur, shqetësimi rreth origjinës së të “Verdhës indiane” kishte filluar të përhapet në qarqet artistike. Thashethemet thoshin se urina e gjarprit ishte përbërësi sekret. Të tjerë dyshuan se ishte një lëng i liruar nga devetë e dehidratuara. Pasi Joseph Hooker autorizoi një hetim për këtë çështje, TN Mukharji paraqiti një raport për Shoqatën e Arteve në Londër, në gusht 1883, duke këmbëngulur se ai kishte qenë dëshmitar i “sektit gwala (mjelës)... që ushqenin lopët vetëm me gjethe mango", të cilat, siç shtoi ai, “intensifikonin pigmentin biliar dhe i jepnin urinës një ngjyrë të verdhë të ndritshme". Lopët, siç dëshmoi Mukharji, "dukeshin shumë të sëmura".

Megjithëse do të duheshin 25 vjet tjera para se procesi të shpallej përfundimisht i jashtëligjshëm në Bengali dhe përdorimi i tij të braktisej në Evropë, pikturat e sipërpërmendura janë ndër kryeveprat e fundit aura e së cilës bazohet te e “Verdha indiane” - një ngjyrë shkëlqimi i trazuar i së cilës mund të zhduket, por që historia e saj kurrë nuk do të shkëlqejë si duhet. /Telegrafi/