Historia e vëllezërve Avdimetaj, kampionë bote në boks në të njëjtën natë

Vëllezërit e veçantë nga Kosova, Safet dhe Musa Avdimetaj, janë të vetmit të cilët janë shpallur kampionë bote në boks në të njëjtën mbrëmje.
Vëllezërit Avdimetaj janë shumë të afërt me njëri tjetrin. E veçanta e tyre është se te dy merren me boksin.
Safet dhe Musa Avdimetaj janë nga Deçani por që të dy jetojnë në Gjermani.
Atje njihen me emrat Toni dhe James Craft, mbiemër ky që i identifikon si boksierë në Gjermani.
Dyshja tregojnë pse kanë zgjedhur këtë profesion.
“I kam pasur tetë vjet kur e kam parë vëllain duke boksuar. Në ato kohë e kisha idol vëllain. Kërkova nga baba leje nëse edhe unë mund t’ia nisi me këtë profesion. Ai më tha provoje njëherë. Dita e parë që shkova isha shikues, ditën tjetër ja nisa edhe unë”, tregon Musa Avdimetaj për RTV Dukagjinin.
“Ja kam nisë kësaj pune kur i kam pasur 11 vjet. Nuk e harroj atë ditë kur baba më dërgoi të boksoj. Mendoi ai që për tri ditë bëhem si Klitchko. Por edhe tash pas 16 viteve ende njeriu qëllimin nuk e ka arritur. Është shumë rrugë e gjatë”, deklaroi Safet Avdimetaj.
27 vjeçari Safet Avdimetaj bokson në peshat super të mesme, derisa 24 vjeçari Musa Avdimetaj bokson në peshat gjysmë të rënda.
“I kam 19 ndeshje deri më tani. Prej tyre 16 fitore, vetëm një humbje dhe dy barazime”, tregon Safeti.
Derisa Musa nga 20 ndeshje i ka 19 fitore dhe një barazim.
Në vitin 2016 dy vëllezërit shkruan historinë pasi u shpallën kampionë në të njëjtën natë në peshat përkatëse.
“Me 16 janar të vitit 2016 ishte mbrëmja jonë më e veçantë pasi u shpallëm kampionë në të njëjtën natë”.
Vëllezërit Avdimetaj kanë një mbështetës të madh afër vetes, e ai është Haxhi Krasniqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi