Nga një portal australian mësohen fakte të rralla mbi luftëtarë shqiptarë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore në anën tjetër të rruzullit tokësor. Ata luftuan dhe u dekoruan duke dhënë kontributin e tyre kundër agresoreve japonezë.
Informacion i kompletuar me shoqërimin e fotove të veçanta, tregon se shqiptaret kanë luftuar në njësi të ndryshme dhe zona të ndryshme – duke filluar nga zonat operative për rreth kontinentit Australian deri në Papua Guinenë e Re. Sipas portalit australian museumviktoria, një pjesë e shqiptarëve, sapo morën vesh në Australi për shpërthimin e mundshëm të luftës në kontinentin Evropian, janë kthyer në shtëpitë e tyre për të marrë gratë dhe fëmijët që banonin atje.
Një numër burrash kanë shërbyer me devocion ne luftë dhe janë dekoruar. Një prej këtyre quhet Medalja “Pacific Star” (Ylli i Paqësorit) që i është akorduar shqiptarit Mustafa Sherifit për merita shërbimi në Oqeanin Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore nga dhjetori i vitit 1941.
Krahas Mustafa Sherifit, një foto dokument sjell edhe një aviator tjetër, Sherif Rizi mes anëtarëve të ekuipazhit të skuadriljes ajrore nr. 82 në Japoni. Ai u rekrutua më 3 tetor 1942 dhe u lirua më 11 nëntor 1947.
Ekzistojnë edhe foto të akteve te rekrutimit dhe të çmobilizimit të tyre nga Ministria Austrailian e e Mbrojtjes.
Siran Zeneli mësohet se ka shërbyer në Forcat Ushtarake Australiane në Darvin. U rekrutua më 24 shkurt 1942 dhe u lirua më 6 prill 1944. Muharrem Perona shërbeu në Trupat e Xhenios të Australisë në Darvin. U rekrutua në qershor 1942 dhe u lirua më 9 dhjetor 1945.
Hodo Hamiti shërbeu gjatë Luftës së Dytë Botërore në Forcat Ushtarake Australiane në Darvin. U rekrutua më 22 shkurt 1942 dhe u lirua më 13 tetor 1944.
Estref Shemshedini u rekrutua në nëntor 1942 dhe shërbeu në Darvin në batalionin e 5-të të Regjimentit Skocez. U lirua më 15 mars 1943.
Një pjesë emigrantësh janë izoluar si të dyshuar dhe dërguar për të punuar në fermat ushtarake për frontin. Të internuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Australi , sipas fotos se paraqitur janë (nga e djathta në të majtë): Vasfi Hymer Birangi, Gani Mehmet Floqi, Shaban Sali Suli, Servet Goskova.
Informacioni mbi fatin e mëvonshëm të disa luftëtareve shqiptare në Australi plotësohet me një përshkrim të ndryshimeve të sistemeve shoqërore në Shqipëri. Sipas këtij përshkrimi: “Përfundimi i luftës solli vendosjen e një regjimi stalinist dogmatik dhe izolacionist në Shqipëri. Për emigrantët shqiptarë u kufizua komunikimi me familjen dhe njerëzit e afërt në ish-atdheun. Ata që u kthyen në Shqipëri në vitet fill dhe pas luftës, ranë në kurth, pa qenë në gjendje të ktheheshin në Australi. U cenua gjithashtu tradita e martesave me partnerë nga Shqipëria. Një numër i vogël i atyre që u kthyen në Shqipëri, u përpoqën të arratiseshin, por shumë pak veta ia dolën. Shumë familje pësuan ndëshkime dhe vështirësi të tmerrshme në Shqipëri në orvatjet për t’u arratisur apo thjesht për shkak të lidhjeve të tyre me botën perëndimore”. /Shqiptarja/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit