Në momentin e krizës së madhe të emigracionit me të cilën po përballet këto kohë Evropa, CNN ka sjellë në vëmendje historinë e një emigranti nga Kosova dhe familjes së tij, të cilët për shkak të luftës iu desh të shpërndaheshin e të përjetonin të qënit refugjatë.
“Emri im është Përparim Rama dhe unë kërkova azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992. Jeta në Kosovë nuk ishte aspak e lehtë. Të gjithë të rinjtë e asaj kohe merreshin me dhunë nga forcat policore dhe ushtarake serbe për t’u dërguar në luftën me kroatët apo boshnjakët, ndaj e pash të udhës që për mua ishte më e lehtë të vija në Britani e të kërkoja azil, sesa të përballesha me situatën e atjeshme”, ka treguar Përparim Rama për rrjetin informativ amerikan.
Përparimi u strehua tek një kushëriri i tij dhe kërkoi azil, çka duke vlerësuar situatën në vendin e tij të lindjes nga lajmet që qarkullonin në media, iu dha.
Gjatë kohës së krizës në Kosovë ai vendosi të linte punën në studion e arkitekturës dhe t’i përkushtohej çështjes së refugjatëve të vendit të tij për t’i ndihmuar. Ishte momenti kur NATO ndërmori sulmet ndaj Serbisë dhe familja e tij ishte mes atyre që u larguan nga Kosova, çka bëri që për të paktën dy muaj Përparimi të humbiste kontaktet me ta.
“Familjes time iu lanë vetëm pesë minuta në dispozicion për të marrë ç’të mundej e të largohej. Kështu që mamaja ime mori vetëm një album fotografik të familjes dhe im atë, si një piktor dhe pedagog artesh, mori punimet e tij më të mira. Prej aty shkuan në Maqedoni dhe më vonë për në SHBA”, vijon tregimin Rama.
Përparimi vazhdoi studimet në Britani për arkitekturë dhe sot zotëron një kompani të tijën, që kryen punime në mbarë botën. Ai ka punësuar atje refugjatë, sikundër dhe ai dikur, njerëz që i largohen persekutimeve dhe e kanë përjetuar të qenurit emigrant.
Sot Evropa është e mbushur me refugjatë që dynden kufijve të shteteve anëtare të BE-së e sikurse Përparimi kërkojnë një jetë më të mirë, duke iu shmangur konflikteve në vendet e origjinës për të cilat ai mund të thotë diçka.
“Imazhet e refugjatëve që po shohim këto kohë më kujtojnë familjen time dhe bashkëkombësit e mi që në ato vite ndiqnin të njëjtën rrugë për një jetë më të mirë”, tha Përparimi, duke e mbyllur me një mesazh: “Në kohë si këto që po kalojmë, duhet që të gjithë të bëhemi solidarë. T’i ndihmojmë ata dhe t’i udhëheqim drejt një jete më të mirë”. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën