Motrat binjake që mbetën të shurdhra kur ishin 7-vjeçare, kanë zbuluar sekretin e lumturisë derisa këto ditë po marrin pjesë ne kampanjën e re të modës.

Motrat Hermon dhe Heroda Berhane, 36-vjeçe me profesion modele dhe që jetojnë dhe veprojnë në Londër, janë duke marrë pjesë në projektin River Island's #LoveFromMe, që ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit  me qëllim që secili person ta do veten, transmeton Telegrafi.


1 236

Binjaket, familja e të cilave kishte ikur nga lufta civile në Eritrea gjatë viteve të 80-ta, janë duke marrë pjesë në kampanjën përkrah personave tjerë që janë duke u anashkaluar nga shoqëria për shkak të problemeve që i kanë qoftë fizike apo shëndetësore.

2 95

Motrat binjake që kanë lindur në Eritrea, filluan të merren me modë dhe të hapin blogun e tyre "Being_Her" në vitin 2015, me të vetmin qëllim - t'i mësojnë të tjerët ta duan lëkurën e tyre.

3 76

Duke folur për mungesën e diversitetit në industrinë e modës, binjaket thanë: "Filluam me 'Being Her' që të sigurohemi që zëri ynë të ketë një platformë. Dëshironim ta shpërndajmë me audiencën barrierat nëpër të cilat kalojmë çdo ditë".

4 56

"Duam të inkurajojmë dhe inspirojmë ndjekësit tanë që të besojnë në veten. Ka shumë keqkuptime tek personat me nevoja të veçanta dhe pak fokusohen njerëzit në talentet dhe aftësitë e tyre. Të jesh i shurdhër mund të jetë e vështirë, por të jesh i frikësuar është një barrierë e vërtetë. Na pëlqen ta përdorim diversitetin tonë (të shurdhra dhe me ngjyrë) për të thyer barrierat", kanë shtuar ato. /Telegrafi/

5 49

6 44

7 33

8 27

9 25

10 19

11 19

12 15