Diga Oroville e cila po kërcënon qytetarët amerikanë me shpërthim pasi brenda saj është shfaqur një gropë gjigante, ka detyruar autoritet të evakuojnë 200 mijë banorë të Kalifornisë.

Ajo konsiderohet si diga më e lartë në Shtetet e Bashkuara dhe shërben për furnizim me ujë të pijshëm, prodhim të energjisë elektrike dhe si mburojë kundër përmbysjeve, transmeton Telegrafi.


2 139

Falë mureve gjigante të ndërtuara përreth krijon liqenin artificial të Oroville, që konsiderohet si liqeni i dytë artificial më i madhi në Kaliforni.

Kjo digë ishte ndërtuar në periudhën 1962 deri më 1968 nga Instituti për Burime Ujore i Kalifornisë (DWR), por ndërtimi i saj është shoqëruar me vështirësi të shumta, përmbysje dhe shkatërrime.

3 92

Diga ishte hapur më 4 maj të vitit 1968 nga guvernatori i atëhershëm i 33-të i Kalifornisë, Ronald Regan, i cili më vonë u bë presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara.

Se çfarë probleme u ishin shfaqur inxhinierëve gjatë ndërtimit të saj, mund ta shikoni në videon pesë minutëshe të titulluar “Lindja e digës Oroville”, nga autori dhe producenti Mark S. Lambert. /Telegrafi/