LAJMI I FUNDIT:

Historia e dashurisë së Tina Turner

Historia e dashurisë së Tina Turner

Ajo ishte një dashuri me një shikim. Tina Turner do të shprehej kështu e pyetur mbi lidhjen e saj me Erwin Bach, gjermanin me të cilin tashmë po kalon jetën

Reklama

I gjatë, i veshur gjithnjë elegant, Erwin ka arritur të kapë vëmendjen e mediave dhe për përkushtimin që ka ndaj së shoqes.

Diferenca e moshës nuk e ka fashitur pasionin mes tyre. Ata u takuan për herë të parë në një festë pas çmimeve EMI në vitin 1985. Vetëm një vit më pas, ata do të lidheshin më njëri tjetrin.

Tina e kujton si jo të lehtë këtë raport. Por ishte muzika ajo që i bënte bashkë. Ai dinte ta shihte ndryshe nga të tjerët atë që kalonte brenda saj teksa këndonte. Erwin dinte të shihte muzikën brenda saj, ndoshta se e shihte me sytë e dashurisë.

Në korrik të vitit 2013-të ata u martuan, pas gati 27 vitesh që ishin bashkë. Ata zgjodhën liqenin e Zürichut për festën e madhe ku kishin ftuar miqtë më të mirë.

Kjo ishte martesa më e bukur që mund të mendonte këngëtarja e cila mbante veshur një fustan mëndafshi.

Vetëm disa ditë pas martesës çifti organizoi një tjetër parti të madh ku ambienti ishte zbukuruar më 70.000 trëndafila të kuq dhe të verdhë.

Midis 120 miqve të pranishëm ishin të ftuar dhe Eros Ramazzoti, Giorgio Armani, David Bowie, Oprah Winfrey.

Erwin Bach është një emër i njohur në industrinë muzikore. Disa nga artistët e mëdhenj ia dedikojnë suksesin pikërisht atij.

Pink Floyd, Paul McCartney, Pet Shop Boys, apo vetë bashkëshortja e tij Tina Turner ia dedikojnë suksesin pikërisht Erwinit.

Në librin autobiografik Tina tregon se sa shumë e kishte ndryshuar dashuria për të.

Tashmë që këngëtarja ka kaluar kohë jo të mira me shëndetin, ka pranë vetëm Erwin, i cili kohë më parë dhuroi dhe një veshkë për të.

Askush nuk të shpëton përveç dashurisë, shprehet Tina në libër, teksa u thotë lexuesve se ka gjithnjë kohë për dashuri në jetë, duke marrë si shembull zhgënjimin nga martesa e saj e parë.

/Telegrafi/


Në trend Femra

Më shumë
‘Çdo mëngjes i numëroj thinjat dhe rrudhat’ – Salma Hayek tregoi si duket pa makijazh

‘Çdo mëngjes i numëroj thinjat dhe rrudhat’ – Salma Hayek tregoi si duket pa makijazh

Femra
Katër modele fustanesh që do t'i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Katër modele fustanesh që do t'i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Keshilla Modë
Michelle Pfeiffer ka pozuar pa grim dhe ka treguar se sa e përsosur duket në dekadën e shtatë

Michelle Pfeiffer ka pozuar pa grim dhe ka treguar se sa e përsosur duket në dekadën e shtatë

Femra
Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Psikoprofil
Pesë rregullat e modës për zonjat më të shëndosha

Pesë rregullat e modës për zonjat më të shëndosha

Keshilla Modë
Të jesh dashnore nuk është magjepsëse: Edhe ajo është motra, vajza ose bashkëshortja e dikujt

Të jesh dashnore nuk është magjepsëse: Edhe ajo është motra, vajza ose bashkëshortja e dikujt

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori