Hiqni pikat e zeza në hundë në mënyrën më të thjeshtë! Mos i shtrydhni assesi

Shikoni nga afër jush këdo qoftë dhe do të shihni që të gjithë i kanë ato pika të bezdisshme nëpër gjithë hundën
Edhe pse një kohë të gjatë kemi jetuar me bindjen që fjala është për mitisere të vërteta, të cilat shfaqen sërish, ekspertët kanë një shpjegim tjetër.
“Shumica e njerëzve mendojnë që pikat në hundët e tyre janë pore të bllokuara apo mitisere, por vërtet nuk janë ashtu. Mitiseret shfaqet kur ndodh bllokimi i poreve. Mirëpo, ato pika të cilat i keni në hundë kryesisht janë qime të holla dhe fije dhjamore, të cilat në fakt përfaqësojnë një kombinim të zbokthit dhe qelizave të lëkurës”, shpjegon dr. Doris Day, dermatologe.
Gjithashtu, nuk jeni të vetmit që mendoni se metoda më e mirë për të hequr pikat e zeza nga hunda është të përdorni një facoletë të pastër, dy gishta dhe një pasqyrë.
Por, le të themi të vërtetën. Ndonëse heqja e pikave të zeza në këtë mënyrë është çuditërisht një proces që na jep kënaqësi, kjo nuk është mënyra më e mirë. Përdorimi i gishtave mund të çojë në inflamacion, hiperpigmentin dhe shfaqje të tipeve të tjera të akneve.
Atëherë, cila është mënyra më e mirë për t’i pastruar ato poret e bllokuara një herë e përgjithmonë? Disa dermatologë ndajnë këshillat e tyre se si të hiqni qafe pikat e zeza dhe si t’i parandaloni ato.
Një nga metodat më të mira për parandalimin e pikave të zeza është thjesht larja e fytyrës në fund të ditës.
“Hiqni të gjitha gjurmët e grimit përpara se të shkoni në shtrat gjatë natës,” thotë dr. Tina S. Alster, dermatologe. “Grimi dhe papastërtitë bllokojnë poret dhe krijojnë pika të zeza”.
Përveç mbajtjes së lëkurës tuaj të pastër, është gjithashtu e rëndësishme ta mbani atë të hidratuar. Dr. Hirsch rekomandon kërkimin e fjalëve “jo-komedogjenike” (non-comedogenic) në të gjitha etiketat e produkteve që përdorni për kujdesin e lëkurës. Këto dy fjalë të vogla nënkuptojnë se po e trajtoni lëkurën tuaj me përbërës që nuk do të shkaktojnë bllokim të poreve.
Dr. Tracey Evans, një tjetër dermatologe, shton se medikamentet që kontrollojnë prodhimin e yndyrës në lëkurën tuaj dhe inkurajojnë qelizat e lëkurës të kthehen [si retinoidet] janë gjithashtu shumë të dobishme në parandalimin e pikave të zeza.
Si të shpëtojmë nga pikat e zeza në shtëpi?
Mënyrat në shtëpi për të trajtuar pikat e zeza përfshijnë përdorimin e përbërësve aktivë që gjenden në produkte të caktuara.
Acidi salicilik: Dr. Hirsch e cilëson acidin salicilik (SA), si një nga të preferuarit e dermatologëve, kur bëhet fjalë për produkte pa recete që ndihmojnë në pikat e zeza. SA është një acid beta-hidroksi (BHA), që depërton nëpër shtresat e thella të lëkurës për të zhbllokuar poret dhe për të kontrolluar prodhimin e sebumit të tepërt. Besohet gjithashtu se ka veti anti-inflamatore për të qetësuar lëkurën.
Retinoidet: Derivati i vitaminës A nxit qarkullimin e qelizave të lëkurës, e cila nga ana tjetër do të zhbllokojë poret dhe do të zvogëlojë prodhimin e yndyrës. Dr. Hirsch thotë se do të minimizojë gjithashtu vëllimin e baktereve që shkaktojnë akne. Kur përdorni retinoidë, është më mirë të filloni ngadalë sepse mund të shkaktojë acarim. Retinoidet mund të gjenden si në produktet me recetë ashtu edhe në ato pa recetë.
Disa trajtime që mund të sugjerojë një dermatolog janë:
– Pastrimet “hidrafacial”: Ky trajtim fytyre mund të “lirojë vërtet sebumin dhe të ndihmojë në pastrimin e pikave të zeza me kalimin e kohës” – pa e tharë lëkurën.
– Peeling kimik: HA dhe BHA të shkallës mjekësore mund të eksfoliojnë lëkurën dhe të pastrojnë poret nga grumbullimi i tepërt. Trajtimi gjithashtu mund të ndihmojë me hiperpigmentimin.
– Një laser i lehtë: Një trajtim i butë me laser mund të zvogëlojë poret e mëdha, njollat e errëta dhe shenjat e akneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit