LAJMI I FUNDIT:

Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë

Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
shutterstock

Ja pse është e rëndësishme të hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj

Ne shpesh presim që gjethet e thara të bien nga makina gjatë drejtimit të saj, por kjo sigurisht nuk është një ide e mirë.

Nuk mjafton vetëm të prisni që era t’i largojë gjethet nga makina juaj derisa jeni duke e drejtuar. Gjethet shpesh futen në qoshet nën xhamin e përparmë dhe qëndrojnë aty për një kohë.


Më pas gjethet dekompozohen gradualisht, gjë që mund të shkaktojë kalbje në kullues. Kur kanali i kullimit bllokohet, fillojnë problemet, duke çuar në kosto të reja që përndryshe mund t’i kishit parandaluar, transmeton Telegrafi.

Gjethet e grumbulluara nën xhamin e përparmë mund të shkaktojnë depërtimin e ujit në karroceri, në varësi të konstruksionit të automjetit, gjë që mund të ndikojë në funksionimin e ventilimit, të përshpejtojë ndryshkjen dhe të shkaktojë mjegullimin e xhamave.

Në rastin më të keq, ventilatori i ventilimit mund të digjet dhe bakteret shumohen në kabinë, gjë që rrezikon më tej komoditetin dhe shëndetin e shoferit.

Nëse vëreni gjethe mbi kapakun e veturës tuaj, atëherë largoni ato menjëherë, para se të shkaktojnë një defekt serioz. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur

Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur

Udhëpërshkrime
Trajneri Arbër Peci sfidon mitet e fitnesit:

Trajneri Arbër Peci sfidon mitet e fitnesit: "Coca-Cola" mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Stil
Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t'i injoroni kurrë

Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t'i injoroni kurrë

Bëje vet
Çfarë janë ato ‘zhurmat’ vaginale gjatë seksit?

Çfarë janë ato ‘zhurmat’ vaginale gjatë seksit?

Intimitet dhe Pasion
Sa herë në ditë duhet ta ushqeni qenin tuaj?

Sa herë në ditë duhet ta ushqeni qenin tuaj?

Kujdesi për kafshët
Si të vraponi në mënyrën e duhur: Ja si ta bëni ushtrimin më efikas

Si të vraponi në mënyrën e duhur: Ja si ta bëni ushtrimin më efikas

Aktivitete sportive
Kalo në kategori