LAJMI I FUNDIT:

Hiqet nga rendi i ditës Rezoluta për dialogun me Serbinë

Hiqet nga rendi i ditës Rezoluta për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e Propozim-Rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Kjo është bërë pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, i cili ka kërkuar që të shtyhet votimi i Propozim-Rezolutës nga debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përafrojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë”, tha ai.