HIQ DORË!

Franz Kafka (1883–1924)
Nga: Franz Kafka
Përktheu: Silvana Semini
Ishte shumë herët në mëngjes, rrugët ishin të pastra dhe të zbrazëta, unë po shkoja për tek stacioni i trenit. Kur krahasova sahatin e kullës me orën time, pashë se tashmë ishte shumë më vonë nga sa kisha menduar unë, duhet të nxitoja shumë, tronditja e këtij zbulimi më bëri të pasigurt për rrugën, ende nuk e njihja shumë mirë rrugën time në këtë qytet; për fat të mirë, aty afër ishte një polic, eca drejt tij, dhe e pyeta pa frymë për rrugën. Ai buzëqeshi dhe tha: “Nga unë do që ta mësosh rrugën?” “Po” - i thashë unë, “sepse s’mund ta gjej vetë”. “Hiq dorë, hiq dorë“, tha ai dhe u kthye me hov të madh, ashtu si njerëzit, që duan të jenë vetëm me të qeshurën e tyre.
- Lexo po ashtu: HIQ DORË (përkthyer nga Gjergj Vlashi)
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































