Hipën në jahtin e destinuar për pesë persona, 30 modele evakuohen nga Lamborghini 4.5 milionë dollarësh që filloi të fundoset në Miami

Dhjetëra gra të veshura me bikini u shpëtuan furishëm nga një jaht i fundosur Lamborghini në brigjet e Miamit.
Të shtunën pasdite, rreth 30 gra hipën në anijen luksoze - të bërë për vetëm pesë pasagjerë, transmeton Telegrafi.
Para se të ndodhte më e keqja, ato postuan video e fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, duke shijuar shampanjën derisa vallëzonin në jahtin luksoz.
Por kaosi shpërtheu kur jahti 4.5 milionë dollarë filloi me shpejtësi të fundosur. Për fat të mirë të gjithë pasagjerët u shpëtuan menjëherë me një anije tjetër.
Ato këtë ngjarje e morën me sportivitet, pasi edhe pasi u shpëtuan vazhduan me postimin e videove, ku shihen duke vazhduar ahengjet me shampanjë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































