LAJMI I FUNDIT:

Hillary e lexon librin anti-Trump në kuadër të ceremonisë Grammy (Video)

Hillary e lexon librin anti-Trump në kuadër të ceremonisë Grammy (Video)
(Foto: Getty Images)

Një prej momenteve më mbresëlënëse në ceremoninë e 60-të të ndarjes së çmimeve Grammy në kategorinë për politikë, ishte leximi i librit të gazetarit Michael Wolff, “Fire and Fury: Inside the Trump White House”.

Nikoqiri James Corden kishte mbledhur disa personazhe të njohura duk e përfshirë edhe Hillary Clintonin, e cila po ashtu e lexoi librin.


Fytyra e saj në fillim ishte fshehur prapa librit, saqë publiku është intriguar duke kërkuar që ta heqë dhe ajo në fund e ka bërë.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit e ka lexuar pjesën në lidhje me dashurinë e Trumpit për ushqimin e shpejtë.

Libri anti-Trump, Michael Wolff: Si depërtova në Shtëpinë e Bardhë!
Lexo po ashtu Libri anti-Trump, Michael Wolff: Si depërtova në Shtëpinë e Bardhë!

“Gjithmonë ka pasur frikë se do të helmohet. Për këtë arsye, i pëlqente të ushqehej në McDonald’s, ushqime ishte përgatitur paraprakisht, ndërsa askush nuk e dinte se po shkonte ai”, janë fjalët që i ka lexuar kundërkandidatja e tij për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Skeçi ishte realizuar para fillimit zyrtar të programit, prandaj Cordon në njoftimin e tij kishte thënë se xhirimi i leximit të librit do të siguronte çmimin Grammy në vitin e ardhshëm.

Në video janë paraqitur edhe Snoop Dogg, John Legend, Cher e Cardi B, megjithatë ylli i mbrëmjes ishte Hillary Clinton.

Libri “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump” është shitur në mbi 1.7 milionë kopje dhe ishte libri më i shitur në Amazon në muajin janar.

Gjatë fundjavës ra në vend të dytë, megjithatë leximi në Grammy pritet t’ia japë një mundësi të dytë të famës. /Telegrafi/