LAJMI I FUNDIT:

Hillary Clinton thotë se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2020

Hillary Clinton thotë se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2020

Ish-kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-sekretarja e shtetit, ish-senatorja dhe ish-Zonja e parë tha se nuk do të bëjë një ofertë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, por u zotua se ajo nuk do të shkojë askund gjatë një interviste të publikuar të hënën nga stacioni televiziv i New Yorkut, News12.

“Unë do të vazhdoj të punoj dhe të flas dhe të qëndroj në këmbë për atë që besoj”, ka thënë Hillary Clinton, e cila humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ndaj presidentit të tanishëm Donald Trump.


Ajo është pyetur nëse Bernie Sanders kanë një shans për të mundur Donald Trumpin?

“… llojet e gjërave që po ndodhin tani janë thellësisht shqetësuese për mua”, është përgjigjur Hillary Clinton.

Ndryshe, një numër i politikanëve të lartë amerikanë kanë njoftuar se do të konkurrojnë për “biletën” e Partisë Demokratike, duke përfshirë senatorët Cory Booker dhe Kamala Harris, si dhe senatorin progresiv Bernie Sanders, i cili humbi nga Clinton në primaret Demokratike të 2016-ës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori