LAJMI I FUNDIT:

Hill: Në shtator pres përpjekje të reja për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Hill: Në shtator pres përpjekje të reja për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe qasja Kosovës në strukturat ndërkombëtare, janë thelbësore për një të ardhme më të qetë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe) Hilla ka folur për problemet në veri të Kosovës duke shpresuar që palët të kenë menduar mirë gjatë verës dhe në shator të ketë një dinamikë të re.


Hill ka thënë se SHBA e njeh Kosovën dhe dëshiron ta shohë këtë vend të anëtarësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ai ka thënë se nuk është e lehtë të gjendet një zgjidhje me Asociacion për serbët dhe një Kosovë në OKB.

Pasi disa dhjetëra ligjvënës nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë nënshkruar një letër, duke i kërkuar Perëndimit të ndryshojë qasjen ndaj Serbisë, duke pretenduar se politika aktuale nuk po funksionon dhe Perëndimi është disi i butë ndaj presidentit Vuçiq kundruall çështjes së Kosovës, ambasadori Hill është pyetur nëse e sheh politikën aerikane të suksesshme duke pasur parasysh se kriza në Kosovë është përshkallëzuar vitin e kaluar, ndërsa Serbia nuk është afruar më afër BE-së apo marrëveshja Ohrit nuk zbatohet sikurse edhe propozimi evropian dhe cili është suksesi këtu.

Hill ka thënë se “para së gjithash, ju keni politika jo vetëm për suksesin e tyre, por për shkak të politikave të duhura që duhet të keni. “Ne peshojmë interesat tona në formulimin e një politike dhe vazhdojmë me idenë se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë nga vetë qeveria jonë. Padyshim që do të dëshironim që situata në lidhje me dialogun e Brukselit të lëvizte shumë më shpejt. Ne kemi qenë shumë mbështetës për z. (Miroslav) Lajcak sepse mendojmë se është qasja e duhur dhe do të dëshironim të shihnim një marrëveshje të bazuar në krijimin e një Asociacioni të komunave serbe në mënyrë që serbët që jetojnë në Mitrovicën veriore dhe në Kosovë të mund ta dinë vërtet se çfarë janë rregullat e lojës janë dhe si do të jetë jeta e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne jemi një vend që e njeh Kosovën dhe dëshirojmë ta shohim një Kosovë që është në gjendje të anëtarësohet në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Mendojmë se kjo është më e mira për Kosovën dhe sinqerisht, më e mira për gjithë qëndrueshmërinë e rajonit. Pra, kjo është politika jonë dhe mendoj se është politika e duhur. Pavarësisht nëse kemi pasur sukses apo jo, loja nuk ka mbaruar, sigurisht, disa gjëra duhet të ndodhin, por unë mendoj se është qasja e duhur dhe ne jemi shumë krenarë që po mbështesim Bashkimin Evropian në këtë përpjekje”, ka thënë ambasadori amerikan.

Më tej ai ka thënë se një nga gjërat më të mira të demokracisë është se të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre dhe me gjithë respektin, nuk pajtohem me shumë nga ato pika.

“Unë, e kuptoj që këto janë pikëpamje të vjetra, këto janë pikëpamje të vjetra të këtyre njerëzve. Unë respektoj të drejtën e tyre për të pasur këto pikëpamje. Por për sa i përket asaj që duhet të bëjë qeveria amerikane, çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera, mendoj se po bëjmë gjënë e duhur dhe gjithmonë vlerësoj këshillat e njerëzve të ndryshëm, por nuk mund të them se i pranoj ato gjithë kohën”.

I pyetur nëse po e destabilizon rajonin Vuçiq siç thuhet në letrën e ligjvënësve amerikanë dhe se një nga shembujt e fundit ishte deklarata e ministrit serb të Mbrojtjes i cili tha se Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi mund të futen në telashe për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe kjo deklaratë u perceptua si një kërcënim nga disa si një përpjekje për destabilizim të rajonit, ambasadori amerikan tha se nuk e sheh një përpjekje të tillë nga presidenti serb.

“Unë nuk e shoh këtë si një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe sigurisht nuk mendoj se zoti (Milosh) Vuçeviq ka pasur për qëllim që kjo të kuptohet kësisoj. Unë besoj dhe do të doja të shihja marrëdhënie më të mira mes vendeve të Ballkanit. Mendoj se Ballkani i Hapur është një përpjekje shumë e fortë dhe serioze në këtë drejtim. Unë mendoj se procesi i Berlinit është gjithashtu. Mendoj se është shumë e rëndësishme që vendet të jenë në gjendje të punojnë së bashku, të krijojnë modele shumë të nevojshme bashkëpunimi dhe të ecin përpara. Unë do të doja të shihja tani, për shembull, ne kemi Ballkanin e Hapur i cili, mendoj, ka qenë shumë i dobishëm për marrëdhëniet Serbi- Shqipëri, të marrëdhënieve Serbi-Maqedoni e Veriut dhe të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë. Mendoj se ka pasur shumë sukses dhe do të doja të shihja më shumë nga kjo. Sinqerisht, për sa i përket të qenit i frustruar për gjërat, mendoj se duhet të ketë më shumë përparim në këto fusha. Do të doja të shihja më shumë mbështetje nga vendet e tjera të rajonit, por edhe nga perëndimi dhe të gjithë e kuptojnë se këto vende duhet të bashkëpunojnë dhe kështu do të jenë partnerë apo anëtarë më të mirë të BE-së”, tha ai.

Diplomati amerikan e ka njohur nga afër Slobodan Milosheviqin dhe tani Aleksandar Vuçiqin. Ai është pyetur se nëse mund t’i krahasojë dhe të thotë se me kë është më e lehtë për të bashkëpunuar.

“Jo nuk mund t’i krahasoj. Ata janë njerëz shumë, shumë të ndryshëm dhe kemi të bëjmë me një kohë tjetër. Pra, jo, unë nuk mund ta krahasoj presidentin aktual me Slobodan Milosheviçin. Këtë do t’ua lë juve dhe historianëve për ta bërë këtë.

Hilla gjithashtu është pyetur nëse ka gjetur gjuhë të përbashkët me kryeministrin Kurti për zgjidhjen e problemeve së bashku, pasi në një intervistë në qershor kishte thënë se nuk ishte i sigurt që Kurti është partner i Shteteve të Bashkuara.

“Ajo që mund t’ju them është se ne jemi duke punuar ngushtë me Serbinë për zgjidhjen e problemit. Mendoj se ka kuptim për Serbinë dhe marrëdhëniet serbo-amerikane dhe do t’ua lë të tjerëve t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Mendimi im është i njohur”.

Duke folur për situatën në Kosovë ai ka thënë se shumë njerëz kanë qenë me pushime në gusht dhe kështu do të duhet të shihet se si duket në shtator.

“Unë besoj se kjo çështje është urgjente dhe se duhet të ketë një përparim në këtë çështje. Mendoj se të paktën ne e dimë se cilët janë përbërësit për një lloj të ardhmeje të qetë. Është shumë e qartë se ne kemi nevojë për një Asociacion të komunave serbe. Është e qartë se Kosova ka nevojë për qasje më të mirë në strukturat ndërkombëtare. Kështu që mendoj se ne në thelb e dimë se çfarë do të përpiqemi të bëjmë. Problemi është t’i bashkosh të gjitha. Është si një mozaik i madh. E hedh në tavolinë, pastaj duhet ta bashkosh. Nuk është e lehtë.

I pyetur nëse pret ndonjë krizë në shtator, diplomati amerikan ka thënë se nuk mund ta parashikojë krizën, “por ajo që mund të shoh është një përpjekje e re për të zgjidhur problemet. Të gjithë patën një shans për të menduar gjatë verës dhe shpresoj se mund të përmirësohemi. Serbia është vendi më i madh në Ballkan, ka ambicie për t’u afruar me perëndimin, ka plane ambicioze ekonomike, po vjen Expo 27. Po të isha Serbia do të doja ta zgjidhja problemin me Kosovën, për të treguar se unë mbështes komunitetin serb në Kosovë, por në fund, për të parë se cilat janë lëvizjet më të gjera strategjike që duhen bërë për t’u bërë pjesë e Perëndimit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori