Poezi nga: Alejandra Pizarnik Përktheu: Bajram Karabolli

Nesër
me hirin e të vdekurve
do të ma veshin agimin,
me lule do të ma mbushin gojën.
Do të mësohem të fle
në kujtesën e një muri,
në frymëmarrjen
e një kafshe në gjumë të thellë.