Gonzalo Higuain ka thënë se Juventusi gjithmonë është i gatshëm t’i dëgjojë kritikat konstruktive, jo ato destruktive. 

Sulmuesi është sulmuar shuam në shtyp dhe në rrejte sociale për humbjen e penalltisë ndaj Tottenahm, ku ndeshja u mbyll 2-2.


Higuainit nuk i mjaftuan dy gola në 10 minuta në këtë ndeshje që të shpëtojë nga kritikat.

higuain Higuain

“Ne gjithmonë shikojmë përpara …  i dëgjojmë kritikat konstruktive, jo ato që janë destruktive”.

“Faleminderit të gjithë juve për mesazhet dhe dashurin e treguar. Ditën e mirë të gjithëve’, ka shkruar Pipita  në Instagram.

GettyImages 916321660 1 Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Sulmuesi argjentinas është në formë të jashtëzakonshme pasi ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit radhazi.

Higuain ka shënuar tetë gola në pesë ndeshjet e fundit.

Argjentinasi në Seria A ka gjetur rrjetën 14 herë, në Kupë dy herë dhe në Ligën e Kampionëve katër herë, duke e dërguar në 20 gola numrin e shënimeve këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app