Higuain, Bonucci dhe Caldara - Këta janë12 yjet që kanë luajtur për Milanin dhe Juventusin në karrierën e tyre

Transferimi i tre lojtarëve ndodhi në aksion Milano-Torino, ku Leonardo Bonucci u kthye në Juventus pas vetëm një viti, ndërsa në anën tjetër shkoi Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara.
Këta dy e kanë pasuruar listën e lojtarëve që e kanë veshur fanellën e të dy klubeve.
Disa nga emrat më të njohur të historisë së futbollit kanë pasur fatin t'i veshin këto dy fanella.

Më poshtë janë 12 lojtarë që kanë veshur të dyja fanellat ikonike.
Andrea Pirlo
Në moshën 32-vjeçare AC Milani largoi mesfushori duke e shikuar si të harxhuar.
Juventusi e ktheu në lojë atë dhe vetën. Katër vite i paprekshëm te Juve dhe po aq tituj kampioni në Serie A.
Një prej sulmuesve më të famshëm të kohës së tij ishte Pippo Inzaghi.
Ai u largua nga Juventusi për te Milani në vitin 2001 për 37 milionë euro dhe u bë hero në fanellën e kuqezi, ku fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, ku qëndroi 11 vite.
Jo vetëm si lojtarë, por edhe si trajner. Ai e k a fituar titullin e kampionit në të dy klubet.
Pasi u bë lojtari më i mirë në botë, Baggio u rrëmbye nga Silvio Berluskoni në vitin 1995, por nuk ndezi me AC Milanin, siç kishte bërë më parë me Juventusin dhe Fiorentinën.
Atij nuk i zgjati shumë aventura në Milano, ku u largua si lojtarë i pavlefshëm, ndërsa kaloi te Juve dhe u kthye ndër më të mirët në botë.
Shtatë vjet me Juventusin dhe shumë sukses, ndërsa pas një aventure me Barcelonën, ai u kthye në Serie A te Milani në vitin 2008.
Ibrahimovic ka luajtur me të dy fanellat. Ai ka fituar shumë trofe me klubet italiane.
Legjenda e Interit, por që ka luajtur me Milanin dhe Juventusin. Meazza ishte i pandalshëm me Milanin, para se të kalonte te Juve.
Emerson
Calciopoli bëri që ai të largohet nga Juve ku kalojë në Spanjë te Real Madridi, por pas një viti ai u kthye në Itali për të luajtur për Milanin.
Një figurë e madhe e futbollit italian. Ai kaloi shumë kohë më të gjatë te Juventusi se sa te Milani.
Ai kujtohet për karrierën në Ligën Premier, por që ka arritur të luajë edhe me klubet italiane. Pasi zhvilloi një sezon me Milanin, ai më vonë erdhi te Juve ku zhvilloi 31 ndeshje.
Vieri ka luajtur me të dy klubet. Ai është zgjedhur dy herë golashënuesi më i mirë në Serie A dhe një herë në La Liga.
Vieri ka luajtur edhe me Interin. /Telegrafi/






























































