Ashtu si DokuFest është një pikëtakim i rëndësishëm për artin dhe filmin në Prizren, High Scardus Ultra po bëhet ngjarja më e madhe e vrapimit malor në Ballkan.

Përveçse një garë, ajo është një festival që lidh natyrën, kulturën dhe komunitetin e sportistëve që kërkojnë aventura të thella në mal.


Edicioni i katërt do të zhvillohet më 6 shtator 2025, duke sjellë së bashku vrapues nga rajoni dhe më gjerë në malet e Sharrit – një nga peizazhet më të egra dhe të paprekura në Evropë, që sfidon dhe frymëzon çdo atlet.

Tri gara për tre nivele përvoje

Për të përmbushur nevojat e vrapuesve të ndryshëm, High Scardus Ultra ofron tre gara të ndryshme, secila me karakteristikat dhe sfidat e veta.

Kjo siguron që çdo sportist, nga fillestari tek ultra-vrapuesi me përvojë, të gjejë një shtigje të përshtatshme ku të sfidojë vetveten dhe të shijojë bukuritë e Sharrit.

Scardus Ultra 56km / 3,500 D+ – Ultra ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për atletë me përvojë që kërkojnë distanca të gjata dhe terrene teknike.

Oshlak Skyrace 35km / 2,400 D+ – Një garë me certifikim nga International Skyrunning Federation (ISF), që ofron një përvojë alpine të pastër, me ngjitje sfiduese dhe peizazhe spektakolare.

Bear Trail 11km / 600 D+ – Distanca më e shkurtër, por e pasur me karakter dhe teknicitet, ideale për fillestarët apo për ata që kërkojnë një garë më të lehtë.

Të gjitha garat janë të certifikuara me pikë nga UTMB Index dhe ITRA, duke mundësuar grumbullimin e pikëve të vlefshme për garat më prestigjioze në botë.

Drejtorja e garës, Uta Ibrahimi, thekson: "Edicioni i këtij viti vjen me ruta të reja dhe më sfiduese, duke e bërë High Scardus Ultra një eksperiencë unike në rajon. Certifikimi nga International Skyrunning Federation për Oshlak Skyrace është një arritje e madhe që tregon nivelin profesional të organizimit tonë. Presim një interes të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga vrapuesit lokalë, por edhe nga ata ndërkombëtarë që kërkojnë sfida të vërteta malore."

Një vrapues ndërkombëtar me përvojë, shprehet: "High Scardus Ultra është një nga garat më të bukura dhe më të vështira që kam provuar. Terreni dhe peizazhi janë magjepsës, dhe organizimi është në nivel ndërkombëtar. Me siguri do të kthehem edhe vitin tjetër."

Regjistrohu tani – përfito nga “early bird”

Regjistrimet për High Scardus Ultra janë hapur dhe vrapuesit mund të përfitojnë nga çmimet speciale të regjistrimit të hershëm, “early bird”, deri më 30 qershor 2025.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar vendin në garë me një çmim më të ulët. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për të garantuar cilësi, siguri dhe përvojë autentike në mal.

Regjistrohu tani: highscardusultra.com

telegrafi sport app