LAJMI I FUNDIT:

Hidhjani një sy gardërobës së Sofia Vergaras: Këto rroba dhe aksesorë janë ëndërr e çdo femre!

Hidhjani një sy gardërobës së Sofia Vergaras: Këto rroba dhe aksesorë janë ëndërr e çdo femre!

Në shtëpinë e saj luksoze në Los-Angeles, ku jeton me bashkëshortin aktor, është kujdesur edhe në rregullimin e çdo skute

Veç kësaj, është kujdesur që të sigurojë një hapësirë të madhe vetëm për veten dhe për rrobat e saj.


Kolumbiania shumë e bukur, ylli i serialit “Familja moderne“, derisa ka xhiruar e veshur me kombinezon të larmë dhe të tejdukshëm dhe me këpucë me taka të larta, të cilat janë dobësi mode e saj, shumica ia kanë hedhur një sy prapavijës.

Gardëroba e rregulluar në rafte të shumta, varëse dhe rafte në tone të bardha e të argjendta, janë dekori i dhomës së saj luksoze – gardërobës, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara) on May 6, 2020 at 11:07am PDT

Në hapësirën të cilën e quan gardërobë ka edhe pasqyrë të madhe, por edhe abazhur të kristaltë, i cili gjithë dhomës i jep dozë të mrekullueshme.

Pranë pasqyrës në rafte janë vendosur me rregull këpucët e markës së disenjatorit Christian Louboutin.

Vergara posedon gjithë koleksionin e këtyre këpucëve të shtrenjta me sholla famoze të kuqe.

Aty janë edhe çantat e pashmangshme të lëkurës Hermes, të cilat çdo adhuruese e modës i dëshiron t’i ketë në dollapët e tyre, ndërkaq kjo aktore e famshme i ka në disa madhësi dhe ngjyra.

View this post on Instagram

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara) on Dec 25, 2019 at 8:58pm PST

/Telegrafi/