Hidhet shorti, mësohen çiftet e fazës ‘Play-Off’ të Ligës së Kampionëve

Është hidhur në Nyon të Zvicrës shorti i ndeshjeve “Play-Off” të Ligës së Kampionëve, ku fati ka bërë që shumë skuadra të forta të ndeshen mes vete.
Pjesë e çifteve për fazën ‘Play-Off’ ishin edhe ekipe të mëdha si Liverpooli, Sevilla, Napoli dhe Sporting Lisbona.
Ndeshja më interesante e kësaj faze padyshim se është ajo në mes të Napolit dhe Nice, ndërsa edhe ndeshja Basaksehirit dhe Sevillas pritet të jetë interesante.
Interesant pritet të jetë, ndoshta edhe ndeshja ma e mirë ajo në mes të Liverpoolit dhe Hoffenheimit.
Ndeshjet e para të “Play-Off” do të zhvillohet me 15 dhe 16 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimin do të zhvillohen me 22 dhe 23 gusht. /Telegrafi/ Çiftet e ndeshjeve 'Play-Off' të Ligës së Kampionëve: Qarabag FK - Copenhagen APOEL - Slavia Prague Rijeka - Olympiakos Celtic - FC Astana Hapoel Be'er Sheva - Maribor İstanbul Basaksehir - Sevilla Young Boys - CSKA Moscow Napoli - Nice Hoffenheim - Liverpool Sporting CP - FCSB





















































