Prokurorët kanë njoftuar se nuk do të ngrenë aktakuzë penale kundër super yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo për një sulm seksual që supozohet të ketë ndodhur në vitin 2009.

Zyra e Prokurorit të Rrethit Clark County ka marrë një vendim për të mos ndjekur penalisht - duke pretenduar se "akuzat për sulme seksuale kundër Cristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej një dyshimi të arsyeshëm".


Kathryn Mayorga pretendonte se portugezi e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas para dhjetë vjetëve.

f768e7cc332b4f5295cb1db7cac21d58 md

Ajo pohonte se u takua me CR7 në klubin e natës së hotelit Palms në qershor të vitit 2009 dhe e ftoi atë në suitë e tij nën çati.

Bukuroshja fillimisht e kishte raportuar rastin në polici që e përshkruante krimin e pretenduar - por nuk e identifikoi me emër Ronaldon.

Avokati i Mayorgas ka paditur Ronaldon se kishte blerë heshtjen e klientes së tij për 375 mijë dollarë. /Telegrafi/

ronaldo 3