LAJMI I FUNDIT:

Hibrid.info: Policia dhe Petkoviq japin të dhëna të pasakta rreth numrit të pjesëmarrësve në protestën e organizuar në Rudar të Zveçanit

Hibrid.info: Policia dhe Petkoviq japin të dhëna të pasakta rreth numrit të pjesëmarrësve në protestën e organizuar në Rudar të Zveçanit

Qytetarët serbë janë mbledhur dje (22 dhjetor) në Rudar të Zveçanit pas thirrjes që bëri i ashtuquajturi ‘Shtabi i Krizave nga veriu i Kosovës’ për të protestuar. Ka pasur interpretime të ndryshme për numrin e pjesëmarrësve në protestën e organizuar.

Ka qenë e para Policia e Kosovës që ka dal me një numër zyrtar të pjesëmarrësve ku pretendon se ishin 1 mijë e 500.


Pas publikimit të kësaj shifre të policisë nga mediat në gjuhën shqipe ka reaguar shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka pretenduar se kishte mbi 10 mijë pjesëmarrës në protestën e organizuar në Rudar të Zveçanit.

Hibrid.info, në bazë të verifikimit të fakteve të bëra në mënyrë digjitale dhe kalkulimeve të numrit të pjesëmarrësve arrin në një numër tjetër të pjesëmarrësve në protestë, i ndryshëm nga pretendimet e mësipërme.

Pjesë të pretendimeve nga Policia e Kosovës:

Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë  incident të  raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1 mijë e 500 pjesëmarrës.

Pjesë të pretendimeve nga Petar Petkoviq:

Më shumë se 10 mijë serbë sot i dëshmuan mbarë botës se janë për paqen me një tubim dinjitoz dhe madhështor në Kryqin në Rudar!

Policia e Kosovës, pas përfundimit të protestës së qytetarëve serbë të organizuar në Rudar nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook e vlerësoi protestën si të qetë dhe tha se kishin marrë pjesë rreth 1 mijë e 500 pjesëmarrës. (këtu)

Komunikata e Policisë së Kosovës zuri vend në disa media në gjuhën shqipe. Policia për pretendimin e numrit të pjesëmarrësve nuk ofroi ndonjë referencë apo kalkulim në bazë të së cilës është arritur në këtë shifër.

Raportimi në media në gjuhën shqipe për numrin e pjesëmarrësve në protestë të deklaruar nga Policia e Kosovës, bëri që të reagojë shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ai kundërshtoi versionin e Policisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke pretenduar se kishte mbi 10 mijë pjesëmarrës në protestën e organizuar në Rudar. Petkoviq për të mbështetur pretendimin e tij ofroi disa fotografi nga perspektiva të ndryshme nga protesta e djeshme. (këtu)

Hibrid.info duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Petkoviq dhe duke përdorur metodologji digjitale të verifikimit të fakteve ka arritur në një rezultatet që demantohen dy pretendimet e lartcekura për numrin e pjesëmarrësve në protestë.

Për matjen e numrit të pjesëmarrësve ne tubime të ndryshme, Hibrid.info përdori metodën për kalkulime të tubimeve të MapCheking.

Hibrid.info duke përdorur këtë platformë ka bërë kalkulimet rreth numrin të pjesëmarrësve në protestë.

Sipas raportimeve të mediave në gjuhën serbe (këtu dhe këtu), flamuri që mbahej nga protestuesit ishte 300 metra i gjatë. Kjo ka shërbyer Hibrid.info për të përcaktuar edhe gjatësinë e pjesës rrugës së magjistrales Mitrovicë – Jarinjë, e cila ishte mbushur me protestues.

Përkufizimi i hapësirës së protestës së djeshme është bërë duke u bazuar në fotografinë më gjithëpërfshirëse të protestës të shpërndarë nga Petkoviq.

Në bazë të fotografive të shpërndara nga Petkoviq në hapësirën e protestës së organizuar dendësia e pjesëmarrësve varion (në disa paraqitet ma e rrallë e në disa më e dendur).

Për të ilustruar mostrën për dendësinë e pjesëmarrësve në tubime në hapësirë të përcaktuar shihni shembullin e vizualizuar nga Prof. Dr. G. Keith Stil. (këtu)

Për të matur sa më saktë numrin e pjesëmarrësve është përcaktuar që mesatarisht 2.5 persona për metër katror, duke u bazuar në imazhin e fotografisë së shpërndarë nga Petkoviq, që e jep një vëllim/dendësi të prezencës së personave pjesëmarrës.

Në bazë të platformës digjitale MapCheking dhe kalkulimet e bëra duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Petkoviq, na japin një të dhënë tjetër krahasuar në dy pretendimet. Nga faktet e trajtuara, bazuar në imazhet e paraqitura në fotografitë e protestës, dhe përcaktimit të hapsirës (2252 metër katror), kjo platformë, nga kalkulimi përmes metodologjisë së saj e jep një numër mesatar (të përafërt) me rreth 5600 protestues (këtu)

Ky numër demanton pretendimet e Policisë së Kosovës dhe shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Analiza:

Qytetarët serbë janë mbledhur dje (22 dhjetor) në Rudarë të Zveçanit pas thirrjes që bëri i ashtuquajturi ‘Shtabi i Krizave nga veriu i Kosovës’ për të protestuar. Ka pasur interpretime të ndryshme për numrin e pjesëmarrësve në protestën e organizuar.

Policia e Kosovës që ka dal me një numër zyrtarë të pjesëmarrësve ku pretendon se ishin 1500.

Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar petkoviq, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka hedhur pretendimin se kishte mbi 10.000 pjesëmarrës në protestën e organizuar në Rudarë të Zveqanit.

Në bazë të platformës digjitale MapCheking dhe kalkulimet e bëra duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Petkoviq, na japin një të dhënë tjetër bazuar në dy pretendimet. Sipas kalkulimeve të bëra, hibrid.info vlerëson se numri i pjesëmarrësve në protestën në Rudarë ka qenë rreth 5600, në një hapësirë prej 2252 metër katror.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info vlerëson se dy pretendimet e lartcekura janë “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme./Hibrid.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori