Heroi i Milanit, Pulisic: Dy ditë më parë isha i vdekur në shtrat

Christian Pulisic u bë heroi i Milanit në ndeshjen e kthimit kundër Torinos, të fituar me rikthim nga 2-0 në 3-2.
Edhe pse ishte shtrirë në shtrat me temperaturë të lartë vetëm një ditë më parë, amerikani erdhi nga stoli dhe shënoi dy gola për t'i dhënë Milanit fitoren në një mbrëmje spektakolare që u kompletua nga një supergol i Adrien Rabiot.
Performanca e Pulisic ishte në pikëpyetje serioze deri ditën e ndeshjes. Për shkak të temperaturës së lartë, ai nuk udhëtoi me ekipin, por iu bashkua atyre në Torino vetëm disa orë para ndeshjes.
"Dy ditë më parë isha i shtrirë i vdekur në shtrat, por sot u ndjeva shumë më mirë dhe jam shumë i lumtur që erdha këtu dhe ndihmova ekipin", ka thënë fillimisht Pulisic pas ndeshjes.
#TorinoMilan = Christian Pulisic. pic.twitter.com/pC8WxsPvb6
— Lega Serie A (@SerieA) December 8, 2025
Pulisic ka luajtur më pak këtë sezon për shkak të lëndimeve të ndryshme, por megjithatë ka qenë jashtëzakonisht efektiv me shtatë gola në vetëm nëntë paraqitje në Serie A.
"Një sezon mjaft i çuditshëm, dua të kem një formë më konkurruese. Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe pastaj do të shohim se ku do të jemi në fund të sezonit”, përfundoi ylli i Milanit.
Ndryshe, Rossonerët me fitoren ndaj Torinos vazhdojnë të mbajnë kryesimin e Serie A me 31 pikë, po aq sa ka Napoli i dyti dhe një më shumë se Interi i treti. /Telegrafi/

















































