Fizioterapeuti Feim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për hernitë diskale.


Ai bëri të ditur se hernitë në pjesë e poshtme të shpinës janë më të shpeshta, si dhe ato të unazave të qafës.

“Hernia diskale është një problem i diskut intravertebral... disku intervertebral është një amortizator mes unazave. Dhe përmban 70 për qind ujë. Humbja e elasticitetit të tij, qoftë për shkak të dëmtimeve ose sëmundjeve, rrëshqitjes së diskut dhe në këto raste bën kurthimin e rrënjëve nervore dhe si pasojë vjen dhimbja e cila manifestohet varësisht cila rrënje nervore është komprimuar”, tha ai.

Fizioterapeuti tha tutje se hernitë diskale më të shprehura janë te unazat e poshtme të shpinës, por edhe ato qafës janë mjaftë të shprehura.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/