LAJMI I FUNDIT:

Heracleion, qyteti misterioz i fundosur në det në të cilin gjithmonë kthehen dashamirët e historisë botërore

Heracleion, qyteti misterioz i fundosur në det në të cilin gjithmonë kthehen dashamirët e historisë botërore

Ky është një qytet misterioz i zhytur, ndërsa arkeologët kanë njoftuar një seri zbulimesh të reja

Më herët, kronikanët kanë deklaruar se Heracleion dhe Thonis ishin dy qytete të ndryshme të zbuluara në Mesdhe, por arkeologu francez Franck Goddio zbuloi në vitin 1999 se fjala është për një qytet i njëjtë.


Heracleion është qyteti port i Egjiptit, Thonis është emër egjiptian, ndërsa Heracleion është emër grek, transmeton Telegrafi.

Ishte një qytet tregtar i themeluar rreth shekullit të 8-të para Krishtit. Helena e Trojës dhe Parisi e vizituan atë para Luftës së Trojës.

Për shkak të goditjeve të vazhdueshme të tërmeteve dhe cunamit, qyteti u zhyt ngadalë në det, ndërsa niveli i detit u rrit.

Sidoqoftë, në vitin 1999, Franck Goddio, me një grup zhytësish që punonin përgjatë bregdetit egjiptian, gjetën një fragment të madh shkëmbi nën shtratin e detit dhe e nxorën atë në breg.

Ishte një copë statuje e perëndisë Hapi, e mbështjellë me kripë, por e padëmtuar.

Ata vazhduan kërkimin dhe përfundimisht gërmuan edhe gjashtë të tjerë.

Rreth këtyre pjesëve shtrihet një thesar tjetër: rrënojat e tempujve, copëzat e qeramikës, bizhuteri, monedha, buste etj.

U gjetën edhe kolona të lashta, qeramikë 2,000-vjeçare dhe monedha prej bronzi të mbretërimit të Mbretit Ptolemeu II (283 deri 246 pes).

Disa gërmime të këtij qyteti tani gjenden në Muzeun Britanik në Londër.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë

Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë

Bëje vet
Kalo në kategori