Hëna e re në Peshore sjell ndryshime: një mundësi për ta “riformatuar” jetën – ja si ndikon te çdo shenjë e horoskopit

Universi sjell një frymëmarrje të re për shpirtin dhe marrëdhëniet. Është koha për të rivendosur qetësinë e brendshme dhe për të ndërtuar lidhje më të sinqerta
Tetori në astrologji konsiderohet tradicionalisht si periudhë e kërkimit të ekuilibrit dhe rishikimit të vlerave. Është momenti i kalimit nga energjia e butë e Peshores drejt fuqisë transformuese të Akrepit, një kohë kur është e rëndësishme jo vetëm të ruani qetësinë e brendshme, por edhe të jeni gati për ndryshime të thella.
Hëna e re më 21 tetor 2025 ndodh në shenjën e Peshores, që do të thotë se temat kryesore të këtij cikli janë balanca, harmonia dhe marrëdhëniet. Kjo është periudha ideale për të rishikuar lidhjet me njerëzit, për të mësuar të negocioni, për të bërë kompromise të shëndetshme dhe për të ndërtuar partneritete të sinqerta.
Energjia e Peshores ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të brendshëm, forcimin e dialogut dhe vendosjen e qëllimeve të reja që lidhen me bashkëpunimin, bukurinë dhe drejtësinë.
Ky është momenti për t’u çliruar nga fyerjet e vjetra dhe për të hapur hapësirë për marrëdhënie më të shëndetshme e harmonike. Mesazhi kryesor i Peshores është: gjeni mesataren e artë, transmeton Telegrafi.
Këshilla praktike për Hënën e re më 21 tetor 2025
▪ Shkruani qëllimet tuaja – 3 deri në 7 detyra konkrete, në kohën e tashme (“Fitoj më shumë”, “Ndjej energji dhe shëndet të mirë”).
▪ Pastroni hapësirën – hiqni qafe gjërat e vjetra, dosjet e panevojshme, borxhet.
▪ Punoni me trupin dhe energjinë – joga, frymëmarrje, meditimi.
▪ Bëni hapin e parë – edhe nëse është i vogël, por i qëndrueshëm.
▪ Shmangni shpenzimet e mëdha, konfliktet dhe pritjet joreale.
▪ Filloni të kurseni 5–10% të të ardhurave; hapni një llogari kursimi ose planifikoni buxhetin.
▪ Vendosni synimin për sinqeritet dhe besim në marrëdhënie – ose lironi lidhjet toksike.
▪ Shtoni një zakon të ri – gjumë cilësor, më shumë lëvizje, ushqim të balancuar.
▪ Hartoni një plan karriere – trajnim i ri, projekt apo ndryshim qasjeje në punë.
Parashikimi për çdo shenjë të Zodiakut
Dashi
Kushtojini vëmendje detyrimeve financiare. Është koha për të shlyer borxhe, rishikuar kreditë dhe vendosur rend në financat e përbashkëta. Vendosni objektiva për menaxhim më të mençur të parave.
Demi
Fokusi zhvendoset tek partneriteti. Nëse në lidhje mbretëron balanca – ushqejeni; nëse jo, një bisedë e sinqertë është çelësi. Është momenti për të vendosur drejtimin e marrëdhënies tuaj.
Binjakët
Rishikoni orarin dhe zakonet. Çlirohuni nga çdo gjë që ju merr energjinë. Ky është momenti ideal për të krijuar rregull, rutina më të shëndetshme dhe efikasitet më të madh në punë.
Gaforrja
Frymëzimi vjen përmes dashurisë dhe krijimtarisë. Vendosni qëllime në fushën e emocioneve, familjes, hobeve dhe vetëshprehjes. Hëna e re sjell energji për të krijuar diçka të re që vjen nga zemra.
Luani
Fokusohuni në shtëpinë dhe familjen. Është periudha e duhur për rinovim, zhvendosje ose biseda të sinqerta me më të afërmit. Sillni harmoni dhe ngrohtësi në hapësirën tuaj familjare.
Virgjëresha
I kushtoni vëmendje komunikimit dhe të nxënit. Është koha e përsosur për të filluar një kurs, për të zhvilluar aftësi të reja ose për të nisur projekte që lidhen me median dhe shkëmbimin e informacionit.
Peshorja
Hëna e re në shenjën tuaj nxit temat e parave dhe vetëbesimit. Përcaktoni qartë hapat që do t’ju ndihmojnë të rrisni të ardhurat dhe të forconi ndjenjën e vlerës personale.
Akrepi
Përpara jush është rigjenerimi personal. Është koha për të vendosur qëllime për veten – ndryshoni pamjen, nisni një projekt të ri ose rishikoni planet për të ardhmen. Ndiqni dëshirat tuaja, jo pritjet e të tjerëve.
Shigjetari
Fokusi është në çlirimin nga e panevojshmja. Lironi projektet e vjetra, fyerjet dhe lidhjet që nuk kanë më kuptim. Praktikat shpirtërore dhe puna me veten mund t’ju sjellin qetësi të brendshme.
Bricjapi
Ambiciet tuaja lidhen me marrëdhëniet shoqëroredhe bashkëpunimin. Përfshihuni në nisma ekipore, gjallëroni miqësitë dhe hapuni ndaj kontakteve të reja.
Ujori
Hëna e re sjell mundësi për rritje në karrierë. Shfrytëzojeni për të rënë në sy, për të biseduar me eprorët dhe për të nisur plane të reja profesionale. Është hap drejt suksesit më të madh.
Peshqit
Është koha për të zgjeruar horizontet. Planifikoni udhëtime, mësime, kurse të reja apo studimin e filozofisë dhe gjuhëve. Çfarëdo që nisni tani do të bëhet themel i rëndësishëm i së ardhmes tuaj. /Telegrafi/

















































