Madje pretendohet se me këtë helmetë do të ketë ‘qetësi apsolute’ sepse arrinë të izolojë nga çdo zhurmë periferike.

E quajtur ‘Airbus’ kjo helmetë është patentuar dhe së shpejti do të hyjë në prodhim.


Helmeta qe mbrone nga zhurma ne aeroplan foto 2

Bernard Guerin ka krijuar këtë helmetë e cila do të vendoset prapa ulëses, ndërsa pasaxheri do të merrë atë nëse ka dëshirë.

Lidhur me helmetë do të jetë edhe kablo që transmeton zërin nga televizioni apo videoloja, ndërsa do të jenë të bllokuara zhurmat tjera.

Helmeta qe mbrone nga zhurma ne aeroplan foto

Së bashku me ‘Airbus’ do të jetë edhe një jastëk i vogël që mbronë qafën gjatë turbulencave.

Përpos zhurmës, kjo helmetë e disenjerit francez, pretendon të mbrojë edhe nga erërat e pakëndshme./Telegrafi/