LAJMI I FUNDIT:

Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj emërohen ndihmëstrajnerë në ekipet kombëtare U21 e U19

Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj emërohen ndihmëstrajnerë në ekipet kombëtare U21 e U19

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,  ka pritur sot në takim dy ish-futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziun dhe Anel Rashkajn.

Ademi ka marrë vendim që Hekuran Kryeziu të emërohet në pozitën e ndihmëstrajnerit te Kombëtarja U21, ndërsa Anel Rashkaj të emërohet ndihmëstrajner në Kombëtaren U19.

Përveç angazhimit në Kombëtaren U19, Rashkaj do të jetë gjithashtu pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së, duke kontribuar me përvojën dhe njohuritë e tij në zhvillimin e futbollit kosovar.


“Hekurani dhe Aneli kanë dhënë shumë për Kombëtaren tonë si lojtarë dhe tani është koha që ata të vazhdojnë të kontribuojnë në një rol të ri”.

“Jam i bindur që përvoja e tyre do të jetë një aset i çmuar për të rinjtë tanë dhe zhvillimin e ekipeve tona zinxhirë të kombëtares”, ka thënë presidenti Ademi.

Kryeziu dhe Rashkaj shprehën falënderimin e tyre për besimin e dhënë dhe shprehën gatishmërinë për të dhënë maksimumin në detyrat e reja.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që përsëri jam pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës, tani në një aspekt tjetër, si trajner”.

“Do të jem i angazhuar në Kombëtaren U19 dhe gjithashtu do të jem i angazhuar në Departamentin Teknik për zhvillimin e futbollit”.

“Pas përvojës shumëvjeçare si futbollist në elitën e futbollit në Skandinavi dhe sidomos si lojtar i Kombëtares së Kosovës nga viti 2008, pas rrugëtimit të gjatë që kemi pasur, të rikthehem sërish është një kënaqësi e madhe”.

“Mendoj dhe shpresoj që do të jap kontributin tim nga përvoja ime e gjatë si lojtar, por edhe në aspektin menaxherial që kam. E di saktësisht se në çfarë duhet të fokusohemi dhe do ta jap maksimumin tim”, ka thënë Rashkaj.

“Jam shumë i lumtur të rikthehem në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe i falënderoj të gjithë për këtë mundësi”.

“Unë do të jem ndihmës-trajner i Kombëtares U21 të Kosovës dhe shikoj përpara për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me trajnerin legjendar të Kosovës, Afrim Tovërlani. Mezi po pres të nis këtë projekt”, ka thënë Kryeziu./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E konfirmojnë nga Spanja: Ancelotti po largohet nga Real Madridi

E konfirmojnë nga Spanja: Ancelotti po largohet nga Real Madridi

La Liga
Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

La Liga
Barcelona e gatshme të ndajë rrugët me yllin spanjoll nëse vjen oferta e duhur

Barcelona e gatshme të ndajë rrugët me yllin spanjoll nëse vjen oferta e duhur

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Jo vetëm Joao Felix, Milan po e përcjellë anësorin e Barçës dhe sulmuesit e Man Utd

Jo vetëm Joao Felix, Milan po e përcjellë anësorin e Barçës dhe sulmuesit e Man Utd

Serie A
Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të përfundojë në Arabi së shpejti

Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të përfundojë në Arabi së shpejti

Ndërkombëtare
Kalo në kategori