Modelistja shqiptare që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku nuk ka të ndalur. Sapo përfundon një angazhim, fillon më tjetrin. Pas paraqitjes së suksesshme në “Dancing with the Stars Albania”, Heidi menjëherë ka vazhduar agjenten e saj nëpër vende të ndryshme të botës për të bërë kontrata të reja të punës së saj si modele.


20150317144532865646

Muaj më parë finalistja e “Miss Zvicra 2013”, ishte në Dubai për të bërë një marrëveshje për reklamimin e cigareve elektronike, ndërsa më të u kthyer në Zvicër atë e priten për të nënshkruar kontrata më firma shumë të njohura në Zvicër siç është “Clinic Lemanic” dhe kontrata më e re ë me shtëpinë e njohur të modes në Zvicër, “PKZ” .

10474088 774551042613022 3673607532753293351 o

“Sapo kemi bërë kontratë më “PKZ” ku unë do të bëj reklamimin e koleksioneve më të reja të tyre në gjithë Zvicrën, trasnemton ablinfo. Dje isha në Fashion shou dhe jam shumë e lumtur ngase “PKZ” është një nga markat më të njohura zvicerane”, ka thënë Heidi për “albinfo.ch”.

11041300 780667545334705 6375457041091319281 n

Përveç kësaj, Heidi është imazh zyrtar edhe i kompanisë tjetër të veshjeve “Hera couture” në Zvicër, ndërsa gjatë jave të ardhshme ajo do të jetë prezent edhe në javën e modës në Shkup.