LAJMI I FUNDIT:

HBC Coca Cola përfundimisht blenë kompaninë Bambi

HBC Coca Cola përfundimisht blenë kompaninë Bambi

HBC Coca Cola ka përfunduar blerjen e prodhuesit serb Bambi dhe do të përfshijë kompaninë në pasqyrat e konsoliduara financiare.

Sipas njoftimit të HBC Coca Cola, kjo blerje do të nxit inovacion, sinergji të të ardhurave dhe efikasitet.

“Unë e mirëpres ekipin e Bambit në familjen HBC Coca Cola. Do të kalojmë për mrekulli, ndërsa së bashku do të krijojmë vlerë për klientët tanë dhe veten tonë, duke forcuar praninë tonë në rastet kyçe të konsumit”, tha shefi i HBC Coca Cola, Zoran Bogdanoviq.


Në muajin shkurt, HBC Coca Cola kishte thënë se ka blerë Bambin për një vlerë prej 260 milionë eurove.

Gjatë vitit 2018, Bambi regjistroi të ardhura prej 80 milionë euro, nga të cilat më shumë se dy të tretat janë gjeneruar në Serbi dhe pjesa tjetër në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/