LAJMI I FUNDIT:

Haziri thotë se PSD-ja është bërë derë ku PAN-i hyn e del sa herë të dojë

Haziri thotë se PSD-ja është bërë derë ku PAN-i hyn e del sa herë të dojë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Partia Socialdemokrate është bërë derë ku partitë në pushtet hynë dhe dalin sa herë duan.

Ai tha se po punojnë në mënyrë intensive për rrëzimin e Qeverisë.


“Jemi ende të shkurtër  për organizmin e një mocioni të mundshëm për arsye se PSD është bërë urë apo derë e vogël ku partitë e PAN-it po hyn e po dalin në këto procese politike. Ju ka ofruar një lloj sigurie të përkohshme, por nuk është e qëndrueshme dhe nuk do jetë afatgjate”, tha Haziri.

Haziri tha për Ekonomia Onlin se ka qenë ideja e LDK-së për një qeveri gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, LDK-ja është partia më e madhe politike, jo vetëm opozitare dhe në rolin e shtet ndërtimit.

“Nuk ka ma më peshë dhe ma me rëndësi për një parti politike se me pas mbështetje të gjerë publike dhe politike. Kemi bërë thirrje prej verës së kaluar që legjitimiteti në përfaqësimin në dialog me Serbinë duhet të jetë sa më i gjerë sa më koncensual në Kuvend dhe pse të mos përfshihen të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe LDK edhe Vetëvendosjen si opozitë. Kjo nuk është dëgjuar nga partitë në qeverisje, ne kemi vazhduar me tryeza politike me debat të brendshëm me dialog të brendshëm. Përkundrazi partitë e PAN-it arritën me atraktu politikisht PSD-në dhe u pa që ka pas më shumë energji me ndikuar në një shpërbërje të opozitës se sa një unifikim se sa një politikë për ndërtim të konsensusit më të gjerë”, tha Haziri.

Sipas numrit dy të LDK-së, nuk është e lehtë të arrihet një dialog i brendshëm me spektrin politik në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori