Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri kritikon Qeverinë e Kosovës se ka humbur dy momente të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë për t’i dhënë fund problemit të statusit të saj me Serbinë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, zoti Haziri thotë se qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka krijuar kriza ditore për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe se ka rritur ndjenjat nacionaliste duke ndikuar në largimin e vendit nga orientimi pro-evropian.
Ai thotë se udhëheqësit aktualë në Kosovë duhet të rikthehen tek koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, përfshirë për çështjet si vendimi për ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe thotë se në këtë vit zgjedhor në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pas të cilave, sipas tij, do të jetë e paqartë se si do të trajtohen problemet në rajon, Kosova duhet të mbyllë çështjet e hapura me Serbinë për të mos mbetur, siç thotë ai, fuçi baroti.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri tha se viti 2023 ishte “vit i humbur” dhe se momentet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë nuk u shfrytëzuan nga qeveria e Kosovës për të “maksimalizuar kërkesat” në raport me Serbinë, të cilën e cilësoi si “përkrahëse dhe strehuese të grupeve terroriste”. Ai shton se qeveria e Kosovës ka humbur kohë duke u angazhuar me Serbinë dhe duke mos mbajtur fjalën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, sjellje, që sipas tij, e çoi Kosovën drejt masave ndëshkuese.
Sipas zotit Haziri tensionet e këtij viti në Kosovë kanë prodhuar kriza që i kanë detyruar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës të merren me to në baza ditore.
Ai thotë se edhe acarimi i fundit ndërmjet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare rreth vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë është pjesë e të njëjtës qasje. Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se “zbatimi i rregullores (për ndalimin e qarkullimit të dinarit) është obligim kushtetues” por thotë se subjekti i tij do të angazhohej për një koordinim me faktorët ndërkombëtarë.
Kosova, thotë ai, duhej me çdo kusht, të ketë “një koordinim më të mirë, një bashkëpunim, një pragmatizëm, në mënyrë që t’i largojmë problemet nga tavolina, për të shkuar drejt një normalizimi.”
“E kaluara ka treguar qartë që në asnjë rast SHBA-ja kur ka premtuar dhe ka marr zotime karshi popullit të Kosovës edhe qeverisë së Kosovës nuk ka dështuar në mbajtjen e fjalës, në asnjë rrethanë. Dhe tani ne duhet me mirëbesim edhe këtë hap drejt normalizimit ta koordinojmë me ndërmjetësit ndërkombëtarë sepse BE-ja është shtëpia jonë e ardhshme”, shton ai.
I pyetur nëse si idhtar i idesë së këmbimit të territoreve si zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe Serbisë mendon se kjo ide ka vdekur, zoti Haziri tha se “tani në Ballkan përjashtohet ndryshimi i kufijve si opsion i mundshëm për arsye se lufta në Ukrainë ka nxjerr probleme që prekja e kufijve të jashtme të shteteve praktikisht është problemi kryesor”.
Ai thotë se përkundër vëmendjes së përqendruar në Ukrainë dhe në konfliktin e Izraelit në Gazë, Kosova mbetet ende prioritet i lartë për bashkësinë ndërkombëtare. Por, sipas tij, “Kosova po vonohet… Kjo qeveri ka humbur, dy momente të mëdha, ka humbur mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative ligjore, ku Serbia të detyrohet të shqyejë faqen e parë të Kushtetutës në raport me Kosovën,” deklaroi zoti Haziri. “Tani Serbisë po i kërkohet njohje indirekte. Së paku, në këtë shkallë duhet të maksimalizohet prapë interesi i Kosovës. E ai është një hap i madh, që Kosova duhet ta bëjë.”
Sipas tij, zgjedhjet që mbahen këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Bashkimit Evropian, mund ta ndryshojnë qasjen e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe rajonit.
“Është i kuptueshëm shqetësimi që Ballkani Perëndimor të mbetet si problem i hapur, apo i ngrirë, është fuçi baroti gjithmonë… dhe aq më shpejt që mbyllen problemet në rajon, aq më mirë dhe më lehtë do të jetë për një normalizim të rajonit tonë dhe perspektivës evropiane.”
Zoti Haziri akuzon qeverinë Kurti për largimin nga agjenda pro-evropiane e Kosovës. “Kjo qeveri … duke rritur sentimentin nacional e ka ulur sentimentin evropian dhe kulturën pro-evropiane të popullit të Kosovës, pritjen për integrim,” shton ai. Ai thotë se masat ndëshkuese të BE-së po e rrisin këtë ndjenjë anti-evropiane në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës