Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë në përfundime sipër.
Haziri në emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka komentuar edhe përplasjet e parregullsitë në disa nëndegë të LDK-së.
Sipas tij në LDK e dinë mirë se për çfarë përdoren karriget, por siç tha ai përplasjen në degë të LDK-së me karrige ua ka lënë shprehi PDK.
“Kemi nejt pak me PDK-në në koalicion dhe na i kanë lënë disa shprehi të këqija kjo pasi që zgjedhjet në PDK kanë prodhuar arrogancë dhe cinizëm. Ne në LDK e dimë se për çfarë përdoret karrige, për mu ulë. Por, në PDK nuk e dinë se një karrige është për një njeri, e ata kanë marrë shumë karrige”, është shprehur ai, transmeton Telegrafi.
Haziri ka komentuar edhe zgjedhjet në PDK dhe deklaratat e Sami Lushtakut i cili ka thënë se janë 4-5 njerëz të fortë të PDK-së që udhëheqin me gjithçka në Kosovë.
“Janë pesë emra që i ka thënë Lushtaku, ai e din saktë për kënd po flas, por i pari është Kadri Veseli. Atij i atribuohet, sepse me i thënë njerëzve hyni në strukturë zgjedhore, konkurroni, zgjedhuni dhe në fund largohuni kjo ndodhë në një parti që ka demokraci të vogël. Tendenca që shkoni ju ballafaqonu me drejtësinë e mandej shohim”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se ende nuk dihet se kur do të mbahen kuvendi zgjedhor për të parin e LDK-së dhe për udhëheqjen e re të kësaj partie.
“Ne nuk kemi qartësi në datë për zgjedhjet e LDK-së për kryetar. Gjatë kësaj jave LDK bënë vlerësimin sepse kemi një numër të ankesave në tri nëndegë, në Prishtinë është Mati, është qendra në Mitrovicë, dhe fshati Koshare në Ferizaj. Kurse lidhur me kryetarin e LDK-së ne kemi një marrëveshje politike brenda strukturës. Formati i liderit të fuqishëm në LDK nuk ka funksionuar që nga vdekja e Ibrahim Rugovës për këtë unë jam për marrëveshje politikë për udhëheqje të LDK-së. Nëse nuk funksionon unë e shpall kandidaturën në Kuvendin zgjedhor”, ka theksuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë