Real Madrid e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Huescas me dy gola epërsi 2-0.

Los Blancos kanë vuajtur deri sa kanë shënuar golin e parë, por në fund të pjesës së parë realizuan dy herë.


Eden Hazard ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar që nuk i mundësoi të luaj shumë me Realin.

Ylli belg ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca për t’i dhënë epërsinë e parë madrilenëve.

Gjithsesi krejt në minutën e 45, Karim Benzema pasi pranoi një to të mirë në zonë realizoi për 2-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/totalcristiano/status/1322534180807430144

telegrafi sport app