LAJMI I FUNDIT:

Haxhiveseli: Presidentja kroate e kuptoi se Xhelal Hajda nuk ishte një ushtar i thjeshtë i Kroacisë (Video)

Haxhiveseli: Presidentja kroate e kuptoi se Xhelal Hajda nuk ishte një ushtar i thjeshtë i Kroacisë (Video)

Në shënimin e 20-vjetorit të rënies së Tonit dhe Micit, Nait Haxhiveseli, familjar i Xhelal Hajdës – Tonit ka thënë se këtë vit është përmirësuar situata sa i përket përkujtimit të heronjve Toni e Mici.

Haxhiveseli, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se përvjetori i vitit të kaluar nuk ka qenë si duhet, mirëpo këtë vit me lansimin e pullave postare e deri te akademia përkujtimore në Prishtinë, mund të themi se janë kënaqur familjarët me respektin që u kanë bërë Tonit dhe Micit.

Haxhiveseli ka thënë se Xhelal Hajda ka bërë shumë për Kroacinë dhe ishte një luftëtar i dëshmuar, dhe ai me të pranuar një ftesë për t’iu bashkuar luftës në Kosovë ka ardhur këtu.


“Ai nuk ishte njeri i fjalëve apo organizimeve, por më të pranuar një ftesë nga dikush siç ishte Fehmi Lladrovci u kthye në Kosovë”,tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se për dallim nga shqiptarët e tjerë, Toni në luftën e Kroacisë ishte i kyçur në një formacion që nuk i respektonte shumë rregullat e luftës, por në vitin 1992 ai është kthyer në linjat e rregullta të ushtrisë kroate.

Nait Haxhiveseli thotë se presidentja kroate Melinda Kitaroviq ka përmirësuar një lëshim, pasi Xhelal Hajda nuk ishte një ushtar i thjesht.

“Presidentja e Kroacisë Melinda Kitaroviq e ka dekoruar Tonin me një medalje, duke e konsideruar se ai nuk ishte një ushtarë i thjeshtë në Kroaci, por ka pasur aksione të veçanta. Ndërsa medalja e parë që i është dhënë nga ish-presidenti Tuxhman nuk i njihte këto merita”, deklaroi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori