Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se Qendrat për Punë Sociale po vazhdojnë të punojnë me formate të stërvjetëruara të para dy dekadave. Sipas saj, shërbimet sociale po ofrohen pa u përshtatur me legjislacionin e miratuar ndër vite, e as rrethanat. Ajo zotohet që do të ketë reformë në këto qendra, ani pse ka rezerva nga QPS-të.
Qendra për Punë Sociale në Gjakovë deklaron se zyrtarët e shërbimeve sociale janë në një situatë jo të mirë. Megjithatë, nuk shprehin kundërshtimin për reforma nga ana e institucioneve.
Që nga janari i këtij viti, Ministria e Drejtësisë ka marrë përsipër shërbimet sociale, ku është bërë një analizë e gjendjes së Qendrave për Punë Sociale. Ministrja Albulena Haxhiu deklaron se të njëjtat po vazhdojnë të punojnë me formate të para 20 vitesh.
“Ne kemi pasur diskutime në raport me mënyrën se si bëhen këto planet individuale dhe të planet e përgjithshme për trajtimin e një personi, i cili merr shërbime qoftë nga Qendra për Punë Sociale, apo është i strehuar në strehimore. Sidomos në një rast të fundit, të cilin e kemi pasur dhe e kemi ndjekur me shqetësim është rasti i 11-vjeçares, ne kemi diskutuar për të gjithë dosjen, në kuptim të marrjes se cilat janë shërbimet që i ka marrë në këtë rast fëmija, viktima. Dhe kur kemi parë këtë dosje, ne kemi hasur në formate të stërvjetëruara, me anë të së cilave punohet ende. Keni parasysh që para 20 viteve, janë disa forma, me të cilat ende punojnë Qendrat për Punë Sociale. Pa ja përshtatur fare as legjislacionit që është miratuar ndër vite, as rrethanave. Dhe unë e kam ngritur me shqetësim këtë çështje. Dhe tani kemi marrë përsipër që kjo të ndryshohet në kuptimin që edhe përshtatet me rrethanat por edhe pse jo me legjislacionin i cili është në fuqi”, deklaron Haxhiu.
Haxhiu thekson se do të jetë sfiduese reforma në këto qendra, meqë ka rezerva nga disa Komuna.
“Unë e di që reforma në Qendrat për Punë Sociale mund të jetë shumë sfiduese. Sepse për sa kohë ne e kemi vullnetin për të adresuar, në anën tjetër ka rezerva nga disa prej Komunave, sepse nuk konsiderojnë rëndësinë që kanë Qendrat për Punë Sociale. Por, meqë tani ne kemi marrë përsipër, në do të vazhdojmë reformat dhe do t’i adresojmë të gjitha problemet në të cilat jemi ballafaquar”, shton ajo.
KosovaPress tentoi të marrë përgjigje nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë e Drenas, por nuk kanë dhënë përgjigje në lidhje me këtë.
Ndërkaq, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë, Dervish Tahiri thotë se janë të hapur për çfarëdo avancimi, pavarësisht se nuk janë të kënaqur me trajtimin nga institucionet.
“Çfarëdo avancimi që eventualisht mund të parashohin nga ekipet profesionale, të cilat do të kishin ndikuar në ngritjen e kapacitetit edhe produktivitetit e zyrtarëve të shërbimeve për të përfituar njohuri sa më të shumta edhe më të mira për interes për të vënë në shërbim të qytetarëve, do të ishte e mirëseardhur. Megjithatë, nuk po e di se çfarë misioni kanë, çfarë forme duan t’i qasen kësaj pune, por një gjë e di që zyrtarët e shërbimeve sociale janë në një situatë tepër jo të mirë, nuk vlerësohen si zyrtarë profesionalë edhe pse në çdo legjislacionet figurojnë që janë zyrtarë profesionalë të fushës dhe te kategorizimi i Ligjit të Pagave, po ashtu janë dëmtuar nuk kanë ndonjë vlerësim”, shprehet ai.
Ndërkaq, Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se procedurat standarde të veprimit nuk mund të ndryshohen pa u miratuar Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.
“Procedurat standarde të veprimit nuk mund të ndryshohen pa u miratuar Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, në momentin që ky ligj miratohet, padyshim që edhe procedurat duhet të ndryshojnë konform këtij ligji dhe konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera që Kosova ka në fuqi. Përderisa kanë kaluar afër 10 vite që kur as Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje nuk është ndryshuar e as procedurat standarde të veprimit, padyshim që dokumentet tjera përcjellëse që institucionet tona përpilojnë për viktimat do të jenë shabllone dhe nuk do t’i afrohen standardeve për trajtimin e mirë dhe të menjëhershëm të dhunës në familje dhe në baza gjinore”, deklaron ajo.
Breznica shton se dështimi më i madh në trajtimin e rasteve të dhunës në bazë gjinore është koordinimi në mes të institucioneve.
“Rrjeti i Grave të Kosovës në praktikë çfarë sheh si dështim për trajtim të rasteve të dhunës në bazë gjinore, është koordinimi në mes institucioneve. Kjo është një prej dështimeve që më së shumti që ne kemi mundur të shohim në terren. Institucionet tona dështojnë qysh të informojnë viktimën për të drejtën e saj, dështojnë të bëjnë vlerësimin të rrezikut, dështojnë të bëjnë planin afatgjatë rehabilitues dhe riintegrues për viktimat e dhunës në familje dhe viktimave të tjera të rasteve të dhunës në baza gjinore. Zinxhiri institucional është dashur të funksionojë më mirë mes vete, në mënyrë që krejt institucionet të japin një përgjigje të menjëhershme dhe të duhur për të gjitha viktimat e dhunës në baza gjinore”, thotë Breznica për kp.
Në mbledhjen e grupit ndërministror kundër dhunës në familje, pas dhunimit të 11-vjeçares brenda strehimores, është ngritur shqetësimi për trajtimin dhe plotësimin shabllon të të gjitha dokumenteve në rastet që trajtohen. Aty është thënë se ky format i dokumenteve nuk është përditësuar asnjëherë që nga viti 2003.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë