LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu, Qeverisë Kurti: Nëse nuk jeni të zot për t’i siguruar vaksinat, hapni rrugë

Haxhiu, Qeverisë Kurti: Nëse nuk jeni të zot për t’i siguruar vaksinat, hapni rrugë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kosova me këtë ritëm të vaksinimit nuk mund të shpëtoj jetët e qytetarëve të Kosovës.

Në seancën e Kuvendit, Haxhiu kërkoi nga Qeveria që të hapë rrugë nëse nuk janë të zot për t’i siguruar vaksinat.

“Sot janë 10 ditë nga seanca për mungesën e vaksinimit në Kosovë. Para 10 dite ministri dhe qeveria trumbetonin se shumë shpejt do të siguronin vaksinat. Kjo shumë shpejt për qeverinë është shumë ngadalë për qytetarët, sepse po ndodhin shumë vdekje”, tha Haxhiu.


Ai përmendi edhe shifrat e qytetarëve që kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga data e zgjedhjeve.

“Nga 14 shkurti e deri më sot janë 651 qytetarë që kanë humbur betejën me COVID-19, dhe prej që është votuar Qeveria Kurti  janë 435 qytetarë që kanë humbur jetën. Nëse nuk jeni të zot me i sigurua vaksinat, me udhëheq hapni rrugë. Ka njerëz që dinë me punu edhe munden mi sigurua vaksinat edhe ata i keni mohu”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së shtoi se duhet forca e të gjithëve bashkë pa dallim për t’i siguruar vaksinat./Telegrafi/