LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu pyet ish-ministrin Vitia pse nuk ka dhënë dorëheqje pas rastit të Agon Musliut, e akuzon edhe për dëmtim të buxhetit të shtetit

Haxhiu pyet ish-ministrin Vitia pse nuk ka dhënë dorëheqje pas rastit të Agon Musliut, e akuzon edhe për dëmtim të buxhetit të shtetit

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu gjatë raportimit të ish-ministrit, Arben Vitia i ka përmendur atij disa raste, të cilat ai i ka quajtur keqpërdorime gjatë kohës sa Vitia ka qenë ministër i Shëndetësisë.

Haxhiu ka e ka pyetur ish ministrin Vitia në lidhje me nënshkrimin e disa kontratave për pajisje mjekësore dhe mbrojtëse.

“Sa maska ka pasur në depo në kohën kur e keni marrë Ministrinë e Shëndetësisë ju, sepse është thënë që kanë qenë 60 mijë maska, nëse kanë qenë bashkë 60 mijë, ju keni nënshkruar kontratë për 130 mijë, në këtë rast si mund të thoni se ka pasur pak maska”, tha Haxhiu.

Po ashtu, Vitia u pyet se cila është lidhja me kompaninë “Agani” dhe ka kërkuar të dijë se pse ka nënshkruar kontratë për furnizim me morfinë.

“Çfarë lidhje keni pasur me kompaninë ‘Agani’, dhe cili është relacioni me këtë kompani sot? Ministria ka nënshkruar kontratë me këtë kompani për morfinë, edhe pse e njëjta kompani nuk ka pasur autorizim marketingu, pra leje për importi për këtë produktet dhe për më keq QKUK ka pasur kontratë valide për furnizim me morfinë deri më datë 02.08.2020, pse është dashur Ministria e Shëndetësisë me nënshkru këtë kontratë”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se çmimet për furnizimin me doreza, maska, janë çmime abuzive. Ai ka thënë tutje se nëse thotë se çmimet në rajon janë rritur, e argumenton se nuk ka qenë ashtu.

Ai ka shtuar se thasët për kufoma kanë qenë nga SHSKUK-ja tetë euro, e është kontraktuar me mbi 20 euro. Ai ka akuzuar ish-ministrin se ka dëmtuar buxhetin me miliona.

Haxhiu ia ka përmendur të gjitha kontratat që janë bërë gjatë kohës sa Arben Vitia ka qenë në ministri të Shëndetësisë, e që sipas tij i janë dhënë militantëve të Vetëvendosjes.

Ai po ashtu përmendi edhe rastin e Agon Musliut, ku tha se dorëheqja e tij ka mundur të jetë institucionale e jo private, pasi tha se i riu ka vdekur në institucione ku Vitia ka udhëhequr.

“Rreth rastit të Agon Musliut, në deklaratën e juaj pas rastit është thënë se MSh nuk ka pas informacion edhe pse merret vesh se në listë ka qenë e shënuar që ka pasur probleme shëndetësore, ka pas edhe një mesazh prej zëvendësministrit. Ndërsa, në atë konferencë keni deklaruar do të jepte dorëheqje tani, por se i ndjeri Agon Musliu nuk ka vdekur në oborrin e shtëpisë suaj por në oborrin e karantinës kur ju keni pas përgjegjësi institucionale. Dorëheqja juaj ka mujt me qenë morale dhe institucionale. Jo private, nuk të ka vdekur në oborr të shtëpisë që ti me fol privatisht”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori