LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu për rastin në Pejë: Hetimet duhet të thellohen, ky s’mund të jetë rasti i vetëm

Haxhiu për rastin në Pejë: Hetimet duhet të thellohen, ky s’mund të jetë rasti i vetëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dënuar ashpër rrahjen e një të moshuare nga punonjëset e një qendre të të moshuarve në Pejë, duke thënë se hetimet në lidhje me rastin duhet të thellohen.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet, është i nevojshëm për të zbuluar edhe raste të tjera të dyshuara.

“Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve. Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.


“Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen”.

“Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jep llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Lidhur me rastin dy persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë./Telegrafi/

VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori