LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur lidhur me kërkesën që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore që kryeministri Albin Kurti, të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Haxhiu para mediave tha se sa i përket thirrjes së Prokurorisë Speciale kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar kërkesën që të jap dëshminë e tij në raport me kërkesën që ka Prokuroria Speciale.

“Kryeministri Kurti i ka ftuar prokurorët që të vijnë në Zyrën e tij në kryeministri që të jap dëshminë e tij, por që prokuroria nuk duket që është e interesuar për ta marr dëshminë e kryeministrit Kurti sepse ka pas disa mundësi, disa data që ka propozuar kryeministrit Kurti dhe nuk ka ardhur për ta marr dëshminë”, tha ajo, raporton Telegrafi.


Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervistim në prokurori
Lexo po ashtu Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervistim në prokurori

“Unë nuk e di se si saktësisht Prokuroria speciale i është referuar gjykatës…. Nëse prokuroria ka thënë që kryeministri nuk po pranon të jap dëshminë kjo është e pavërtetë, gënjeshtër sepse Kurti nuk ka refuzuar të jap dëshminë…”, tha ajo.

“…nuk po paragjykoj se si saktësisht prokuroria i është drejtuar gjykatës, por nëse ka thënë që po refuzon atëherë është mashtrim…. Kurti nuk ka refuzuar asnjëherë. E vetmja çështje është lokacioni…”, tha ajo.

E para e drejtësisë në Kosovë tha se do të shohin si do të rrjedhin gjërat, gjersa ka folur edhe për sistemin e drejtësisë në përgjithësi.

“…le të shohim se si do të rrjedhin gjërat, por duhet thënë që sistemi i drejtësisë i Kosovës kurrë nuk ka qenë më i lirë nga ndikim politik, ama më duhet sërish me thanë që kurrë ma politik s’ka qenë…”, tha Haxhiu.

Ndryshe, kryeministri Kurti është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria që të japë versionin e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore për të cilin të dyshuar janë afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.

Prokuroria kishte ftuar tri herë me radhë kryeministrin Albin Kurti për intervistim, por i njëjti nuk është përgjigjur thirrjeve të prokurorisë.

Kurti kishte deklaruar se prokurorët duhet të shkojnë dhe ta intervistojnë atë në zyrën e kryeministrit, duke deklaruar se këtë praktikë e kanë bërë edhe më herët prokurorët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori