LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë adresuar në polici e prokurori, atë që ajo e ka quajtur skemë të organizuar kriminale, rreth votave të ardhura nga mërgata përmes postës.

Sipas saj, hetimet e shpejta do të mund të shpëtonin integritetin e zgjedhjeve.

“Skema e organizuar kriminale tashmë është raportuar në polici dhe prokurori. Hetimet serioze dhe të shpejta mund të shpëtojnë integritetin e zgjedhjeve dhe t’i vendosin para drejtësisë keqbërësit”, ka shkruar Haxhiu, derisa ka shpërndarë një status të kolegut të saj ministër, atij të Financave, Hekuran Murati i cili ka shkruar gjatë ditës së “anomalia e votave me postë për LDK-në vërehet edhe me sy të lirë”.


Për këtë ai ka paraqitur një tabelë me votat e partive politike të ardhura me postë duke bërë edhe krahasimin e zgjedhjet e kaluara.

“Këtë më së miri e shpërfaqë krahasimi i votave me postë sivjet, me votat me postë nga zgjedhjet nacionale të vitit 2021. Përderisa LV qëndron pothuajse pandryshuar, kurse PDK e AAK kanë një rritje prej 32%-48%, tek LDK rritja është abnormale me mbi 367%”, ka shkruar Murati, derisa thotë se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme për të alarmuar prokurorinë të fillojë hetimin për të zbuluar skemën dhe identifikuar keqbërësit.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori