Haxhiu: Kemi shansin historik për ta nisur ndryshimin

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të letrës, të cilën partia e saj i kishte dërguar pasditen e së enjtes, Lidhjes Demokratike të Kosovës.Haxhiu ka shpërndarë këtë letër, dhe ka shkruar se ky është shansi historik që kanë për të nisur ndryshimin.“Kemi shansin historik për të nisur ndryshimin!”, shkruan Haxhiu.Haxhiu, e cila u propozua nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për pozitën e ministres së Drejtësisë në qeverinë Kurti, këtë reagim e bëri pasi lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi para medieve se këtë letër nuk e sheh si letër zyrtare.Kurse, në letrën drejtuar Mustafës, Kurti ndër të tjera shkruan se i vjen shumë keq që kanë vendosur t’i ndërpresin takimet për negociata për arritjen e marrëveshjes së koalicionit.
Ai ka kërkuar që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve për ta bërë marrëveshjen e koalicionit.
Kurti ka përmendur edhe kërkesën e LDK-së për ta larguar Glauk Konjufcën nga posti i Kryetarit të Kuvendit, për të cilën gjë ka kërkuar që LDK të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufës dhe t`i kthehet negociatave. /Telegrafi/






















































